“Do mbillen 20 milione fidane ulliri”
Kryeministri Berisha, si Gjergj Kastriot Skenderbeu: Mbillni ullinj ne te gjithe vendin. Duke na rikthyer ate kohe te lavdishme te shekullit te 14-te, kur prijesi i asaj kohe, vec luftes kunder turqve, nuk harroi te vendoste kushtin per martesen e te rinjve: Mbillni nga tre rrenje ullinj qe te vendosni kurore ne kishe. Kryeministri Berisha, deklaroi dje se qeveria do te stimuloje ne menyre te vecante zhvillimin e kultures se ullirit ne vend. Keshtu gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, kreu i qeverise deklaroi se permes nje programi te posacem do te mbillen edhe 20 milione fidane te rinj, ne te gjithe territorin e vendit. Kreu i ekzekutivit theksoi se Shqiperia ka te gjitha kushtet per te stimuluar kete kulture, si nje vend mesdhetar qe eshte. Ne kete kuader kreu i qeverise, theksoi se 5 milione ullinjte qe jane ne vend duhen shtuar. “Kudo qe udheton ne Shqiperi, zonat me ullinj jane shume te shtrira dhe te gjera, nga Ksamili deri ne Shkoder, me varietete nga me te mrekullueshmet dhe cilesine me te larte te vajit. Kjo kerkon qe ne te marrim nje vendim qe nga 5 milione te shkoje ne 25 milione rrenje ullinj”, deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se jane te gjitha kushtet optimale ne vend per zhvillimin e kesaj kulture. Ne kete kuader kryeministri Berisha, deklaroi se Shqiperia eshte e njohur edhe per traditen e saj te vajit te ullirit dhe per kete arsye kjo kulture duhet te stimulohet. “Nese kemi parasysh epersine e vajit te ullirit, ndaj te gjitha vajrave te tjera, simboliken e tij dhe vleresimin qe shqiptari i ka bere ullirit, duke e cilesuar si flori i mbitokes, eshte ne detyrimin tone qe kete trashegimi, ta shumefishojme ne kohen me te shkurter te mundshme”, deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara ministrave. Sipas kryeministrit Berisha, ky proces do te nise me identifikimin e te gjitha territoreve te vendit qe kane kete kulture, e cila eshte gati ne shuarje. Njeheresh ai nenvizoi se ky identifikim do te behet ne bashkepunim te ngushte me institutet publike apo private dhe po keshtu ne bashkepunim me institutet e vendeve fqinje, Italise dhe Greqise, te cilat qendrojne ne krye te botes per kulturen e ullirit. “Qendra e kerkimeve shkencore duhet ta marre kete si nje nga drejtimet me kryesore te punes se saj”, theksoi kryeministri Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter kryeministri Berisha, theksoi se me pas do te punohet per gjetjen e fondeve te duhura per kete ndermarrje te rendesishme. Ne kete kuader kryeministri theksoi se qeveria eshte e hapur te veproje duke praktikuar te gjitha variantet e duhura. “Atyre qe duan te krijojne plantacione ne djerrina t’u ofrohet siperfaqja me nje euro dhe kjo praktike pozitive eshte filluar me dhenien e dy mije hektareve te pare. Ju siguroj se jane disponibel ne kete moment edhe 150 mije hektare te tjere djerrina ne kodra dhe jo vetem kodra nga Shkodra deri ne Ksamil”, deklaroi kryeministri perpara ministrave te tij. Por nga ana tjeter kryeministri kerkoi qe nga ana tjeter te punohej per sa me shume certifikim te vajit te ullirit ne vend, duke qene se Shqiperia ka nje tradite te konsoliduar ne kete fushe. Fatjona Mejdini