E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shtetin, do e bejme aleat te familjeve te varfra”

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare po ndryshon gjithnje e me shume gjuhen e lidereve politike, qe ne takime me popullin premtojne politika te reja. Ne vijim te turit “Dialogu me Shqiperine”, ne fshatin Grabian te Lushnjes, Rama tha se programi i PS-se, do te kete prioritet bujqesine, si ne politika zhvillimi, ashtu dhe ne forma dinjitoze per mbeshtetjen e tyre, per te nxjerre fshatin nga mjerimi pa fund. “Politikanet vijne tek njerezit per t’u dhene argumente qe e kane bazen tek e shkuara, per t’i ndare dhe percare, me qellim qe t’u marrin votat dhe premtime qe jo vetem nuk i mbajne, por as nuk kane ndermend t’i mbajne kur i bejne”, beri thirrje Rama. Kreu socialist shperfilli totalisht greven e deputeteve te LSI-se e PDK-se ne Kuvend. Ne fjalimet e tij ne takime me banore te qyteteve te ndryshme, kreu socialist ben thirrje qe politika e qeveria te kthejne syte nga populli, jo nga interesat personale. Rama tha se PS mund te ndryshoje gjendjen e rende sociale dhe ekonomike ne fshatrat shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›