Bode: FMN, mbetet partneri me serioz i qeverise shqiptare
Ministria e Financave ne reagim te deklarates se sotme te nenkryetarit te grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erjon Brace, kerkon t’i beje te ditur opinionit publik shqiptar se shpifja, trillimi dhe xhelozia jane baza e vetme e deklarates se perfaqesuesit te opozites. “Qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave kane permbyllur nje nga raundet me te suksesshme te negociatave me Fondin Monetar Nderkombetar, negociata qe konkluduan rishikimin tejet te suksesshem te raundit te fundit te marreveshjes PRGF-EFF dhe konsultimet mbi projekt buxhetin e vitit 2009”, tha Bode. Sipas tij, ky projekt buxhet ne ndryshim nga ato qe thuhen nga zyrtari i PS –se, eshte projekt buxheti me i madh ne historine e Shqiperise, eshte projekt buxheti qe realizon te gjitha premtimet e qeverise “Zyrtaret e FMN –se deklaruan se Shqiperia do te kete rritjen absolutisht me te larte te PBB-se ne rajon dhe me gjere. Ministria e Financave hedh poshte me neveri shpifjet sipas te cilave FMN po perzihet nga Shqiperia ne vigjilje te zgjedhjeve me qellim manipulimin e financave te shtetit dhe deklaron se FMN eshte dhe do mbetet nje nga partneret me serioze te qeverise shqiptare jo vetem sot por edhe ne te ardhmen”, thuhet ne deklarate.