E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Duam lirine me kusht”

Shenkoll- Zbardhet peticioni i 360 te denuarve qe vuajne ne burgun e Shenkollit ne Lezhe, drejtuar institucioneve. Prej tre ditesh te burgosurit jane hedhur ne greve urie pa afat per kushte me te mira dhe lirimet e parakohshme te refuzuara. Nderkohe qe mesohet se disa prej sektoreve te ketij burgu jane paralizuar totalisht. Asnje prej te burgosurve qe kane marre denimin nga gjykata shqiptare, nuk ka pranuar normen e ushqimit te perditshem. Nga kjo greve bejne perjashtim vetem ata persona qe jane te paraburgosur dhe nuk kane marre ende denimin e formes se prere dhe qe eshte nje numer i paket te izoluarish ne qeli.

Ndonese autoritetet e burgut jane munduar qe ta mbajne sa me gjate te fshehur kete fakt, nje peticion i te burgosurve me me shume se 300 firma, ka mundur te dale nga rrethimi i burgut per te perfunduar ne zyren e ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, kryeparlamentares Jozefina Topalli, Avokatit te Popullit Emir Dobjani, Komisionit Parmalemtar te Ligjeve, Zyres se OSBE-se ne Tirane dhe mediave. Madje telefonata te shumta nga vete te burgosurit konfirmojne se greva e urise do te jete pa afat, deri kur autoritete shteterore te marrin ne shqyrtim kerkesat e tyre.

Te burgosurit ne kete qender edukimi nder kerkesat e tyre pretendojne qe ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve shqiptare te lirohen me kusht sic eshte e parashikuar. Sipas tyre, ky ligj “mund te aplikohet” vetem kur te burgosurit te paguajne tarifa te larta qe shkojne ne mijera euro. Ata propozojne qe keto para te mos shkojne ne xhepat e gjyqtareve mafioze, te cilet kane vite qe i rrjepin, po nese eshte e mundur le te shkojne ne buxhetin e shtetit, si garanci per pjesen e denimit me kusht, i cili eshte i lejuar me ligj kur plotesohen disa kritere.

Ndersa ne pikat e tjera te ketij peticioni, qe gazeta “KJ” po e publikon ne numrin e sotem, ka pakenaqesi kunder administrates se burgut te Shenkollit. Sipas te denuarve qe kane nenshkruar kete “dokument” te rendesishem qe njofton edhe greven e urise pa afat, ne kete burg, shkelet hapur ligji 8328, neni 63, i cili thote se, “te burgosurit me sjellje te mira perfitojne 3 muaj ulje denimi ne vit”. “Por kjo nuk eshte aplikuar ne asnje rast per ne”, shprehen 360 te denuarit ne kete burg. Madje ata pretendojne se eshte shkelur edhe neni 54 i ketij ligji, i cili thote se, “nje mase ndeshkimore quhet e pa dhene kur ajo nuk perseritet ne gjashte muaj”.

Por ne kete peticion shkruhet se zyrtaret e burgut, per te mbajtur nen presion te burgosurit, nuk i ka fshire keto masa edhe pse disave u kane kaluar vite pa perseritur. Nje tjeter problem eshte ai i mos aplikimit te lejeve shperblyese, pa bere pagesa nen dore qe shkojne deri ne 200 euro per pese dite. Ne fund kerkohet qe te permiresohen kushtet higjeno-sanitare dhe ushqimi per te burgosurit. Ata kane refuzuar te nderpresin greven e nisur pa marre nje pergjigje pozitive nga drejtuesit e institucioneve. Ky burg ka nje kapacitet prej 510 te denuar, ndersa ne te sipas Drejtorise se Burgjeve gjenden vetem 455 te burgosur.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›