E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Largimi i FMN, per te manipuluar”

PS ne nje deklarim zyrtar vleresoi dje si realist qendrimin e FMN-se per situaten ekonomike ne Shqiperi. Nderkohe qe nenkryetari i grupit parlamentar socialist ka akuzuar qeverine se po manipulon financat, ndaj kerkon largimin e FMN-se. Gerdeci ishte kafsheri njerezore, jo gabim njerezor sic tha Berisha, ka nenvizuar Brace. Duke iu rikthyer edhe njehere vleresimeve te FMN, socialistet shprehen se shifrat e dhena nga ajo per gjendjen ekonomike ne Shqiperi jane realiste. Selia roze nepermjet numrit dy te Grupit te deputeteve u deklarua e shqetesuar nga qendrimi i qeverise, e cila kerkon qe FMN te mos jete ne Shqiperi per zgjedhjet e qershorit. “Abuzim total me parate e shqiptareve ne buxhetin e shtetit. Dhe paralajmerim akoma me i madh i dhunes fiskale qe qeveria ka ushtruar edhe kundrejt vitit 2008, por tashme i shtrire gjeresisht gjate vitit 2009”, tha Brace. Duke iu referuar situates financiare Brace tha se ritmi i te ardhurave po shkon drejt zeros dhe vetem per muajin tetor eshte teresisht i parealizuar zeri i akcizave. Sipas deputeteve socialiste te gjithe kete regres per shkak te vjedhjes dhe korrupsionit qeveria po ia faturon bizneseve. Shenje e regresit financiar por dhe moral te qeverise dhe kryeministrit sipas Erion Braces, eshte dhe deklarata e Berishes, se “Gerdeci” ishte pasoje e nje gabimi njerezor. “Te perdoresh per demontim dhe mbajtje fishekesh dhe predhash te kalibrave te medha, gra dhe femije eshte kafsheri njerezore dhe jo gabim njerezor”, mbylli deklaraten e tij nenkryetari i grupit PS-se, Erion Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›