"Do njohim ligjin per ish-ushtaraket"
"Te drejtat qe burojne nga ligji dhe jane konfirmuar dhe nga vendimi i Gjykata Kushtetuese, ne i njohim si detyrimet e qeverise sone qe do te dale me voten e 28 qershorit". Ky eshte premtimi i bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje takimi te zhvilluar diten e djeshme me ish-ushtaraket. Ne kete takim, zhvilluar ne kuader te turit per programin, shoqerohej nga Arben Malaj, Ilir Beqja dhe Ylli Manjani, ku edhe theksoi se mbeshtesin vendimin e Gjykates Kushtetuese lidhur me grupin e ish-ushtarakeve. "Ju nuk keni kerkuar realizimin e nje premtimi politik, por ju keni kerkuar dhe kerkoni, te zbatohet ligji", u tha Rama te pranishmeve. Sipas tij, beteja e tyre me qeverine aktuale eshte nje nga provat me domethenese se si kjo qeveri e ky kryeminister, i cili i mori votat e shqiptareve, nder te tjera dhe si njeriu qe premtoi zbatimin pa kompromis te cdo ligji, shkeli hapur ligjet e shtetit dhe vete vullnetin e Gjykates Kushtetuese. "Une besoj se kontributi juaj dhe i shoqates suaj nuk mbaron me 28 qershor kur fillon zgjidhja perfundimtare e problemit qe keni shtruar per zgjidhje mbi bazen e vullnetit te Gjykata Kushtetuese", premtoi kryesocialisti perpara ish-ushtarakeve. Per liderin e socialisteve kulmi tjeter pas ngjarjes se vitit 1997 qe e shkallmoi Ushtrine shqiptare per shkak te politikes, ishte shperthimi i vullkanit te korrupsionit ne Gerdec. "Faktet qe po dalin per dite nga kanali i korrupsionit qe lidh kryeministrin me "Gerdecin", nuk mbulohen dot me balten e shpifjeve qe gatuhet ne Kryeministri dhe mbush cdo dite ekranet dhe gazetat. Perfshirja e keshilltarit politik dhe shpirteror te Sali Berishes ne ndertimin e fabrikes se Gerdecit, nuk mbulohet dot me balten e shpifjeve per bashkine e Tiranes" theksoi Rama. "Neperkembja e ushtarakeve shqiptare, u shpreh qarte sidomos ne ngjarjen e Gerdecit, ku politika e vjeter e Sali Berishes dhe korrupsioni shteteror vrane 26 vete, e shkaterruan materialisht dhe moralisht nje popullsi te tere civile", kritikoi Rama. Sipas tij, PS mendon se per FA duhet bere sot ende me shume. "Ka nevoje per nje sere nderhyrjesh te domosdoshme ne tere sistemin e sigurise tone kombetare, nderhyrje te cilat jane te parashikuara ne programin tone qeverises, konform objektivit madhor per te arritur te gjitha standardet dhe per t'i dhene formen me te plote nje FA te angazhuar drejtperdrejt, krah per krah me fuqine e madhe ushtarake te botes demokratike ne mbrojtje te vlerave dhe te parimeve dhe te lirise dhe demokracise", sqaroi programin kreu i PS. Me 9 shkurt te vitit 2007, Gjykata Kushtetuese shpalli te pavlefshem nenin 1 dhe nenin 7 te ligjit per ish-ushtaraket, pasi nuk e trajtonte te barabarte perpara ligjit kete kategori. Njohja e ketij vendimi, do te thote trajtim njelloj per kete shtrese, me diferencime sipas kontributeve.
Mehdi Pogaci: Cfare na takon sipas ligjit
Kryetar i shoqates se ish-ushtarakeve, Mehdi Pogaci, sqaron per "KJ" ligjin. Per te cilin Gjykata Kushtetuese u dha te drejte shtreses se tyre. "Nje ligj me numer 9418 i vitit 2005, u ndryshuar me ligjin 9481 te vitit 2006, keto ndryshime i ndanin ushtaraket ne dy kategori, ushtaraket te dale ne pension perpara vitit 2004 dhe pas vitit 2004", sqaron Pogaci. Sipas tij, ndryshim me i madh ishte per personat e pensionit te parakohshem dhe masa e pensionit te ketyre grupimeve, ndryshonte 3-4 here pra. Pra, ato qe ishin para vitit 2004, duhet te merrnin pension 3-4 here me pak se ato te 2004. Per kete arsye shoqata iu drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe me vendim numer 9 te shkurtit 2007, shpalli nenin 1 dhe nenin 7, si te papajtueshem me Kushtetuten. "Ka dy momente, qe ushtaraket jane te barabarte perpara ligjit dhe nuk mund t'iu mohohet nje e drejte e fituar me pare me ligj", u shpreh kryetari i shoqates se ish-ushtarakeve. Sipas tij, ushtaraket do te trajtohen njelloj nga ligji dhe diferencimet do te krijohen sipas pagave, qe marrin ne vite te ndryshme si dhe kontributet qe kane paguar. D.D