Kuvendi i heq Neranxit imunitetin
15/04/2009 Vendimi i Këshillit
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pasi shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Nikollaq Neranxi, vendosi dje pranimin e kësaj kërkese. Gjatë mbledhjes së djeshme ky organ i Kuvendit të Shqipërisë, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, zhvilloi mbledhjen e dytë për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë, në mungesë të deputetit Nikollaq Neranxi. Sipas nenit 118 të Rregullores, deputeti Nikollaq Neranxi mund të paraqitej për t’u mbrojtur ndaj kërkesës së organit të akuzës, mbrojtje të cilën ai e kishte dërguar me shkrim. Materiali me shkrim iu vu në dispozicion anëtarëve të Këshillit, të cilët, përfshi edhe kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së Pëllumb Xhufi, nuk deklaruan asnjë resht pro apo kundër kësaj çështjeje. “Unë mendoj se ne nuk duhet ta shtyjmë më, duhet të procedojmë menjëherë, si në çdo rast që është kërkuar heqje imuniteti për shkak të korrupsionit. Do të veprojmë mbi të njëjtin princip, pastaj do të jenë të tjerë që gjykojnë. Unë mendoj që të bëjmë një raport duke marrë parasysh materialin e zotit Neranxi, materialin e ardhur nga Prokuroria dhe të kërkojmë në seancë plenare votimin për heqjen e imunitetit. Dhe kjo çështje do të jetë në pikën e parë të rendit të ditës në seancën plenare të datës 23 prill”, - theksoi Kryetarja Topalli. Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Nikollaq Neranxi është akuzuar për kontrabandë mallrash. Organi qendror i akuzës pretendon se gjatë periudhës 2003-2004 deputeti i LSI-së ka importuar nga Greqia në Shqipëri disa pajisje filmimesh dhe laboratorë fotografie. Dyshohet se ai ka shmangur detyrimet fiskale dhe doganore, që kapin shifrën 136 milionë lekë në dëm të shtetit.
Imunitetet
Gjatë mandatit qeverisës të Partisë Demokratike Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë pëlqimin e tij për heqjen e imunitetit për dy ministra të kabinetit qeveritar “Berisha”. I pari ka qenë ministri i Jashtëm Lulzim Basha, në kohën kur ka kryesuar Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për shpërdorim të fondeve për ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës, dhe tjetri është ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu për shkak të tragjedisë së rëndë të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Ndërsa pritet të hiqet imuniteti i parë nga radhët e deputetëve të opozitës, në sirtarët e Kuvendit qëndron pa u shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të deputetit të PS-së Andis Harasani.