E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cipi: Flamurtari, me oreks ne kupe

Flamurtari i Vlores do te perballet me Shkumbinin e Peqinit, ne Vlore, ku sipas sekretarit te pergjithshem te klubit, Geri Cipi, synohet jo vetem nje fitore, por edhe rezultati pozitiv, qe do t'i mundesoje kualifikimin ekipit te tij, per te kompensuar ecurine e dobet ne kampionat. "Synojme finalen e kupes", - thekson Cipi. "Ne kampionat ecuria jone nuk ka qene e mire, per shkak edhe te gjykimeve te dobeta, ne mjaft raste. Nese prekim finalen e kupes, edicioni mund te cilesohet i suksesshem",- perfundon Geri Cipi. Flamurtari synon qe te rikthehet ne finale, pas me shume se nje dekade. Vlonjatet e siguruan gjysmefinalen e kupes, pas tre ndeshjeve qe zhvilluan ndaj Partizanit. Te kuqte ishin gjysmefinaliste, por humben ne nje takim te trete, qe u zhvillua pak dite me pare ne Durres, me vendim te FSHF-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›