E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktiviteti i trurit dhe llojet e dashurive

Nga dashuria platonike, te ajo e pakusht, e deri te dashuria seksuale. Shkencetaret studiuan aktivitetin e trurit per te zbuluar fshehtesite e dashurise se pakusht. Studimi zbuloi se dashuria e cila nuk kerkon te jete e kthyer, as ndonje lloj shperblimi, perfshin madje shtate fusha te trurit. Por keto impulse dallojne nga dashuria romantike dhe seksuale, qe con ne perfundimin se dashuria e pakusht eshte ndjenje krejtesisht e vecante. Profesori Mario Beauregard, nga Universiteti Montreal ne Kanada, i cili udhehoqi kete studim deklaroi: "Dashuria e pakusht eshte pa dyshim me e madhe, krahasuar me te tjerat dhe konsiderohet si shprehje me e madhe te gjendjes shpirterore. Megjithate, deri tani s'kemi ditur asgje per sistemin e saj neurologjik".

Sipas teorise se evolucionit, dashurine e pakusht do te duhej ta ndjejme vetem ndaj personave te cilet gjenet tona i transferojne ne gjeneratat e tjera, sic jane femijet dhe partneret. Megjithate, ne realitet dashuria e pakusht ndjehet edhe ndaj personave me te cilet nuk kemi raport edhe aq te afert. Per t'u zbuluar se perse eshte keshtu, profesori Beauregard perdori rezonance magnetike ne asistente te paguar dobet, te cilet kujdesen per persona me veshtiresi ne zhvillim. Kur eshte dashur te shkaktojne ndjenjen e dashurise se pakusht, skaneret e trurit te tyre treguan shtate fusha ne tru, te cilat ne ate moment u bene aktive, e vetem tre ishin te njejta, sikurse edhe tek dashuria romantike. Fushat e tjera ishin te ndryshme, qe tregon se behet fjale per lloj te vecante te dashurise. Eshte verejtur se disa prej atyre fushave aktive jane ne lidhje te ngushte me lirimin e dopamines, e cila eshte pergjegjese per ndjenjen e lumturise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›