“Do prishen të gjitha ndërtimet pa leje të pasvitit 2007”

Aksioni i ndërtimores, Bojaxhi
“Të gjitha ndërtimet të cilat janë ndërtuar pa leje pas vitit 2007, dhe të gjitha ato objekte të cilat nuk përfitojnë nga procesi i legalizimit do të prishen”.
Kështu është shprehur Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit Gjergj Bojaxhi, duke shtuar se Inspektoriati do të plotësojë ligjin duke filluar nga Ksamili deri në Velipojë, dhe se nuk do të ketë hezitim nga forcat e rendit për prishjen e ndërtimeve pa leje, pronë private apo publike qofshin ato.
Përsa i përket aksionit në Hamallaj të Durrësit, ai tha se njerëzit ishin mbledhur në një kryqëzim ku nuk mund të kalonin forcat e rendit, dhe se të gjithë këtë akt ndërmjet dy palëve e kanë realizuar disa grupe të organizuar duke krijuar një situatë të manipuluar. “Në vitin 2006-2007, është bërë një reformë për decentralizimin dhe se Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për të kontrolluar ndërtimet pa leje”, citoi Bojaxhi.
Ai vuri në dukje se aksioni i ndërtimores do vazhdojë drejt zonave të tjera, ku janë ndërtuar pa leje.