Do ta harroni Cassanon

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:13
Federico Macheda është i gatshëm të shpërthejë në Sampdoria. Edhe pse mungon zyrtarizimi, sulmuesi i ri italian po mendon për ekipin e tij të ri, ku u huazua për gjashtë muaj nga Manchester United.
“Kah e enjtja do të jem në Itali. Genova është një qytet i rëndësishëm dhe i bukur, jam i lumtur për zgjedhjen që bëra. Duke luajtur 15-20 minuta, nuk do më mjaftonin në zhvillimin tim. Të gjithë jemi të kënaqur me këtë zgjedhje, pasi pas 6 muajsh, Manchester do ta ketë një lojtar më të fortë. Sampdoria më deshi me të vërtetë dhe ja ku jam. Nuk do t’ju lë ta qani largimin e Cassanos”, deklaroi Macheda.