E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion i fshehte per Ronaldinjon

E ardhmja e Ronaldinjos eshte kthyer ne nje ceshtje te vertete per Milanin, nderkohe qe mediat italiane flasin per nje operacion te fshehte te Interit per te marre shërbimet e nje prej futbollisteve me te famshem te dekades se fundit.
Pas uljes ne pankine ne Leonardos, klubi zikalter ka shfrytëzuar raportin e shkëlqyer te trajnerit me brazilianin si dhe mosmarrëveshjet e ketij te fundit me Milanin, per te realizuar mbase goditjen me te rendesishme ne merkaton e janarit.

Sipas mediave italiane, palet kane arritur nje marrëveshje, por ajo qe pengon Ronaldinjon te veshe fanellen zikalter eshte nje klauzole ne kontraten qe futbollisti ka me Milanin, e cila e nuk e lejon ate te luaje me nje skuader tjeter ne Serine A.
Vetem kaq eshte dashur qe transferimi i Ronaldinjos te Interi te kthehet ne nje mision te pamundur, nderkohe qe kjo tentative përkthehet si nje tjeter lëvizje e klubit zikalter per t’u hakmarre ndaj rivaleve te perjetshem te Milanit, qe ne merkaton e veres arriten te siguronin shërbimet e Zlatan Ibrahimovic.

Nese operacioni per te blere Ronaldinjon nuk ka shpresa, klubi zikalter nuk mendon te heqe dore nga braziliani tjeter Rokardo Kaka. Drejtuesit e Interit kane ne program nje takim me presidentin e Realit te Madridit Florentino Perez, ku pritet te vendoset përfundimisht e ardhmja e fantazistit  brazilian.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›