E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do ta ndërroja krejt ekipin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka qenë mjaft i mllefosur me paraqitjen e ekipit të tij në pjesën e parë, në duel me Malagan, të cilën megjithatë e mposhti 3:2, në ndeshjen e parë të së tetës së finales në Copa del Rey. Trajneri portugez ishte mllefosur aq shumë, sa që thotë se, po ta kishte mundësinë, do ta ndërronte komplet ekipin.

“Pasi përfundoi pjesa e parë, iu thash futbollistëve të mi se, po të kisha mundësi t’i bëja 11 zëvendësime, do ta ndërroja të gjithë ekipin. Unë munda t’i bëja vetëm tri, por do t’i ndërroja të gjithë. Tre lojtarët që i zëvendësova nuk luajtën më keq se pjesa tjetër e ekipit. Por, bëra ndryshime, kështu që më pas ekipi luajti më mirë. Lojën e shfaqur në pjesën e dytë dua ta shoh gjatë tërë takimit”, u shpreh ‘Special One’.

Reali po humbiste 0:2 në Santiago Bernabeu, por bëri rikthim të madh, duke fituar në fund, falë lojës së shkëlqyeshme në pjesën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›