Kritikohen monitoruesit e Ligës Arabe në Siri

Komiteti Lokal Koordinues, që organizon protestat, tha se “mungesa e profesionalizmit të vëzhguesve dhe mosardhja në kohë të duhur e tyre në vende specifike, ka bërë që shumë njerëz të vdesin”.
Ndërkohë, aktivistët thanë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë tre civilë në qendër të Homsit, edhe pse vëzhguesit ishin në rajon.
Të paktën edhe dy civilë tjerë raportohet të jenë vrarë në Hama dhe rreth 18 pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë janë vrarë në përleshjet me dezertorët e armatës në qytetin jugor të Daras.
Misioni i Ligës Arabe ka qenë në fokus të kundërthënieve që nga arritja më 26 dhjetor, ku aktivistët kanë akuzuar qeverinë siriane se po ngushton hapësirën e monitorimit të vëzhguesve, ndërsa po vazhdon me aksionet e saj kundër protestuesve.