Nxehet gara presidenciale në Francë

Në një letër të hapur të publikuar në të përditshmen “Liberation”, Hollande akuzoi Sarkozynë se nuk ka bërë sa duhet për të përmirësuar jetën e francezëve.
”Francezët po vuajnë. Ata vuajnë në jetën e tyre të përditshme. Papunësia është më e larta, pasi edhe rritja ka rënë në nivelet më të ulëta”, komenton Hollande, “kërcënimi” kryesor për mandatin e dytë të Sarkozysë.
”Depresioni ekonomik, ankthi për të ardhmen dhe besimi është në nivelin më të ulët. Kjo situatë duhet të ndryshojë, por ndryshimi mund të vijë vetëm duke marrë përsipër përgjegjësitë dhe duke reshtur së përsërituri gënjeshtrat. Pa dyshim, që prej vitit 2008, vendi është në një krizë”, shtoi ai.
Në vazhdim të letrës së tij, kandidati 57-vjeçar i Partisë Socialiste i kushton shumë kritika mënyrës se si Sarkozy ka përballuar krizën që ka përfshirë Evropën, ndërsa paraqet edhe vizionin e tij për të ardhmen.