“Do ta pranoja një transplant në Shqipëri”

18/03/2005 Pacienta Rovena Ciko: Nuk do të doja të rrezikoja duke pritur derisa të shkoj jashtë shtetit për kurim
“Kam dëgjuar që transplanti do të nisë të bëhet edhe në Shqipëri. Ishallah nis sa më parë. ǒtë themi ne”, thotë Rovena Ruci, me sytë që i shkëlqejnë nga gëzimi, por dhe një buzëqeshje mosbesimi i përvijohet në fytyrë. Megjithatë, ajo thotë se do ta merrte guximin që të futej në sallë operacioni për ta bërë transplantin e veshkës së saj nga mjekët shqiptarë. “Unë kam besim të plotë te mjekët, por nuk e di se i kemi kushtet ne, pasi kam dëgjuar që nuk mjafton vetëm aftësia e tyre. Megjithatë, jam shumë e sigurt që secili nga ne, që kemi nevojë për transplant do të pranonte, pasi nuk kemi përse të rrezikojmë, duke pritur me vite, që të ikim jashtë shtetit”, thotë Rovena. Ajo tregon se i ka bërë gati dokumentet dhe i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që ta dërgojnë në Greqi për të kryer transplantin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje deri tani. “Ne s’kemi lekë, kështu që unë mund të iki vetëm me anë të marrëveshjeve që ka lidhur Ministria e Shëndetësisë, me spitalet e huaja”, thotë Rovena. Ajo është nga Lushnja, studente e vitit të dytë histori-gjeografi në Universitetin e Elbasanit. Është vetëm 20 vjeçe dhe është shtrirë në shtratin-aparaturë për të bërë hemodializën, pastrimin e gjakut nga helmet, që nuk i thith dot veshka. Ajo do që të gjendet sa më parë një zgjidhje për të, pasi ka ende shpresë për të jetuar, si njeri. “Të paktën kur kam ardhur këtu, mjekët më thanë që një veshkë nuk më funksiononte fare, ndërsa tjetra vetëm me 70 për qind të saj nuk funksiononte. Kështu që po të bëjë transplantin e njërës veshkë, unë kam dhe një pjesë timen”, thotë ajo, duke shpresuar. Ndërkohë, e ëma e merr në telefon, duket se ajo është në komunikim të vazhdueshëm me të bijën. Rovena vjen dy herë në javë për të bërë hemodializën nga Elbasani. Ajo është një ndër pacientet më të reja të dializës. Gjithçka nisi për Vit të Ri.
Si nisi sëmundja
“Shkova në shtëpi për pushimet e Vitit të Ri dhe, siç e kemi ne zakon, shkunda shtëpitë, u lodha shumë, kur në fillim më dolën disa puçra në fytyrë dhe më ra të fikët. Shkova te mjeku dhe më dha ultrakolten, ato më bllokuan fare. Mbeta një javë në shtrat, pastaj një ditë shkova për serum në urgjencë, se nuk çohesha dot në këmbë, dhe ata më mbajtën një javë në spital. Pastaj shkova u vizitova te një mjeke në Lushnjë, doktoreshë Anila, ajo i tha babait që të më sillte urgjent në Tiranë, pasi njëra veshkë nuk më funksiononte fare dhe e kisha azoteminë shumë të lartë. Kur erdha këtu e kisha azoteminë 500 dhe më shtruan menjëherë në spital”, tregon Rovena. Ajo thotë se mjekët i thanë që sëmundja duhet të kishte të paktën 5 vjet që kishte nisur, por ajo nuk kishte patur ndonjë shqetësim deri në atë kohë.
Shkolla
Para një muaji, ajo kishte dhe sezonin e provimeve, por sëmundja bëri që të mos ishte dhe shumë e përqëndruar për mësime, kështu që nga pesë provime, që kishte, mori vetëm dy. Tashmë, shkolla nuk është më çështja e saj kryesore, lufta me jetën i ka marrë gjithë energjitë. Megjithatë, ajo është shumë e qeshur. I vetmi hall i saj është që po mundon shumë familjen. “Motra e martuar në Amerikë, megjithëse shtatzënë, erdhi menjëherë sa mori vesh për sëmundjen time”, thotë Rovena.