E Hënë, 2 Nëntor 2026

Solis: Një patalog i mirë s’e çon pacientin te kirurgu

18/03/2005  “Reforma në sistemin parësor gjithashtu do të hamornizojë kosto-efektivitetin , do të ulë fiktivitetin, do të forcojë barrierat fleksibile për dërgimin e të sëmurit në spital. Po ta shohim përqëndrimin e vizitave në mjek familje+specialist-spital vërejmë që këto filtra janë shpesh të çarë, subjektivë dhe shpesh i sëmuri kërkon trajtim direkt atje ku kostoja është më e lartë” tha Ministri i Shëndetësisë në konferencën e përmirësimit të cilësisë në shërbimin parësor organizuar nga USAID. Projekti i Beratit, i shtrirë në të gjithë Shqipërinë sistemon informacionin, rrit transparencen në financim dhe administrim të financimit, shton eficiensën duke lokalizuar fondet në prioritetet sipas parimit fonde më të mëdha në problemet më të mëdha, jo buxhete historike, tradicionale, tha ai. Kjo do të forcojë saktësinë e të dhënave, do të mundësojë studime të sakta identifikimin e diagnostikimin e saktë të problemeve si hap domosdoshëm për veprime efektive. Çdo iu sëmurë përpqet të vizitohet e të shtrohet në QSUT. Por, kjo nuk ndodh as në shtetin më të pasur. “Siç thotë dhe një shprehje e vjetër greke “një patholog i mirë nuk e çon pacientin tek kirurgu”, tha Solis. Fuqizimi i Sistemit Parësor do të shpërndaje fondet aty ku ka nevojë dhe pacientin ku kostoja është më e ulët dhe shërbimi adekuat. Reformat në sistemin shendetësor janë reflektim i zhvillimit të gjithanshëm të një shoqërie e te nje ekonomie. Një skeme e vërtetë funksionale kërkon involvimin e publikut në mënyre transparente në rritjen e kontributeve për shëndetësinë. Skema e sotme e financimit ka një komponent të fortë buxhetor dhe shumë pak kontributiv. Dhe përsëri në këtë skemë fragile kontribuojnë vetëm buxhetorët. Ka informalitet në ekonomi, në qytet dhe shumë shumë pak kontribut “atje ku duhet “ në sigurimet shëndetësore nga fshati që përbën 60 % të popullsisë. Sot në Europë dhe Amerikë edhe pemet t për t’u mbrojtur janë të identifikuar ne numra, jo më njerezit me dokumenta identifikimi. “Ne jemi të sigurtë që fuqizimi i skemës së sigurimeve dhe shtrirja në gjithë parësorin e spitalorin do të ndikojë fuqishëm dhe reciprokisht në formalizimin e ekonomisë informale duke ndryshuar besimin e qytetarit ndaj shtetit dhe përgjegjësitë e shtetit ndaj qytetarit. Shpesh shohim një qytetar pa transparencë ndaj institucioneve shtetërore, që fsheh taksat, nuk u përgjigjet detyrimeve dhe kërkon maksimalisht të drejtat e tij. Kush kërkon sinqeritet duhet të jete edhe vete i tillë. Kush kërkon sinqeritet dhe shërbim perfekt duhet të jetë dhe vetë i tillë. Që të mos paguani kur sëmureni, paguani vazhdimisht e nga pak, por të gjithë“, thotë Solis.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›