Berluskoni: Në shtator nis tërheqjen
17/03/2005 DEKLARATAT
BERLUSKONI: “Me krenarinë e punës së kryer deri tani dhe me kujdesin e duhur për të mos penguar rindërtimin paqësor të Irakut, Italia mund të fillojë të diskutojë, së bashku me autoritetet e Bagdadit dhe me aleatët e koalicionit, mundësinë e një tërheqjeje graduale të misionit të saj ushtarak të paqes në Nasiri, duke filluar nga shtatori i këtij viti
BERLUSKONI: “Sot do të flas duke lexuar një tekst të shkruar – ka deklaruar dje Kavalieri. Sepse kur flet ndryshe, nganjëherë shkëputen nga konteksti fraza, të cilat shkaktojnë kriza ndërkombëtare... Gjithçka do të varet – vijon komunikata – nga rritja e aftësisë së qeverisë irakene për të marrë në dorë sigurinë dhe rendin publik të vendit, dhe në marrëveshje të plotë me qeverinë e Irakut dhe qeveritë e vendeve aleate”
BUSH: “Unë e kisha telefonuar për një tjetër arsye, por Berluskoni solli në vëmendje çështjen e qëndrimit të trupave italiane. Pikësëpari, ai dëshironte që unë të dija që nuk ka asnjë ndryshim në politikën e tij; çdo lloj tërheqjeje do të bëhet në këshillim me aleatët dhe natyrisht që do të kryhet në funksion të aftësisë së irakenëve për t’u vetëmbrojtur.
Kavalieri: “Nuk ekziston asnjë krizë ndërkombëtare”
Në fillim deklarata në televizion, në emisionin “Porta a Porta’ të Bruno Vespës. Pastaj erdhën deklaratat e qeverisë angleze dhe së fundi, si rrjedhojë logjike, u quajt e domosdoshme telefonata sqaruese me Bushin. Lëvizja më e fundit e Silvio Berluskonit në lidhje me Irakun – “tërheqje graduale e trupave brenda vitit” – nuk ka kaluar aspak pa u vënë re, mbi të gjithë nga aleatët e Italisë në Londër dhe Uashington. Aq sa vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka ngritur receptorin dhe i ka bërë një telefonatë Presidentit të Këshillit të Ministrave. Dhe nga ana e tij, Berluskoni është ndier menjëherë i detyruar që të saktësojë publikisht mendimin e tij, duke lënë të kuptohet se është keqkuptuar: “Sot do të flas duke lexuar një tekst të shkruar – ka deklaruar dje Kavalieri. Sepse kur flet ndryshe, nganjëherë shkëputen nga konteksti fraza, të cilat shkaktojnë kriza ndërkombëtare...”
Megjithatë, për t’ia nisur nga telefonata “e gjatë dhe e përzemërt”, siç njoftonte dje faqja zyrtare në internet e Kryeministrisë, e cila ka shërbyer zyrtarisht për të rinovuar edhe një herë mirëkuptimin e plotë që ekziston mes Bushit dhe Berluskonit, megjithëse, sqarimet që ofrojnë dy bashkëbiseduesit ndryshojnë disi. Sipas burimit italian, Berluskoni i ka deklaruar Bushit “qëllimin – sipas komunikatës së qeverisë – për të nisur sa më shpejtë që të jetë e mundur, ndoshta në shtator, një tërheqje graduale dhe progresive të trupave italiane, që ndodhen aktualisht në Irak. Gjithçka do të varet – vijon komunikata – nga rritja e aftësisë së qeverisë irakene për të marrë në dorë sigurinë dhe rendin publik të vendit, dhe në marrëveshje të plotë me qeverinë e Irakut dhe qeveritë e vendeve aleate”.
Thuajse në të njëjtën kohë, Presidenti Bush, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, i ka ilustruar në këtë mënyrë qëllimet e Kryeministrit italian: “Unë e kisha telefonuar për një tjetër arsye, por Berluskoni solli në vëmendje çështjen e qëndrimit të trupave italiane. Pikësëpari, ai dëshironte që unë të dija që nuk ka asnjë ndryshim në politikën e tij; çdo lloj tërheqjeje do të bëhet në këshillim me aleatët dhe natyrisht që do të kryhet në funksion të aftësisë së irakenëve për t’u vetëmbrojtur”.
Fjalë të cilat janë theksuar edhe nga zëvendëskryeministri i Italisë, Gianfranco Fini, i cili ka thënë se, nëse do të ketë tërheqje, “kjo do të kryhet vetëm pas bisedimeve me aleatët si dhe me përfshirjen e qeverisë së re të Irakut”. Domethënë, asnjë vendim i njëanshëm
Berluskoni ka nxituar gjithashtu të përgënjeshtrojë fërkimet e supozuara me Blerin. “Me Blerin nuk ka asgjë për të sqaruar në lidhje me Irakun, gjithçka është e qartë”, ka thënë Kavalieri, duke komentuar disa deklarata të zëdhënësit të Kryeministrit britanik, që linin të kuptohej për një pakënaqësi lidhur me lajmin e tërheqjes së mundshme të trupave italiane. “Me Bler nuk ka patur asnjë moskuptim. U kuptuam mjaft mirë”, ka siguruar Berluskoni.
Deklarata
Në një artikull të tijin për të përditshmen “Il Foglio”, që do të botohet sot, Berluskoni ka përsëritur edhe një herë pikë për pikë atë që ka deklaruar të martën në mbrëmje në emisionin e Bruno Vespës, “Porta a Porta”. “Me krenarinë e punës së kryer deri tani dhe me kujdesin e duhur për të mos penguar rindërtimin paqësor të Irakut, Italia mund të fillojë të diskutojë, së bashku me autoritetet e Bagdadit dhe me aleatët e koalicionit, mundësinë e një tërheqjeje graduale të misionit të saj ushtarak të paqes në Nasiri, duke filluar nga shtatori i këtij viti”. Kryeministri italian ka nënvizuar se, “pas zgjedhjeve të 30 janarit, ndërkohë që po konsolidohet rruga kushtetuese e përshkuar nga qeveria e përkohshme dhe mbështetur nga koalicioni, mund të fillohet të flitet për “mision të përfunduar”, pa përjashtuar, në të ardhmen, angazhime të reja, serioze e solide për të mbështetur politikisht, ushtarakisht dhe diplomatikisht demokracinë e sapolindur në Irak”.
“Nuk duhet të ketë asnjë ekuivok – sepse në realitet nuk ka të tillë. Kemi marrë një vendim të vështirë, në lidhje me të cilin një pjesë e opinionit ka qenë kundër, por duke marrë përsipër përgjegjësitë tona si udhëheqës shteti, kur kemi dërguar në Irak tre mijë djem, që na kanë nderuar, që kanë patur kurajë, që e kanë kryer dhe po e kryejnë shumë mirë detyrën e tyre të ushtarakut në mbrojtje të paqes, në Nasiri, ashtu si edhe në Afganistan e në Ballkan”.
“Të ndarë në zgjedhjen politike, ne si italianë kemi qenë të bashkuar në dhimbjen kombëtare për të rënët gjatë misionit. Vendi ynë ka reaguar me gjakftohtësi të pashembult gjatë këtyre viteve të vështirë dhe me një patriotizëm të vazhdueshëm”.
Bush: Nuk kemi program tërheqje
Presidenti Bush deklaroi dje se e kupton dëshirën e partnerëve të koalicionit të SHBA për të tërhequr trupat nga Iraku, por tha se nuk ekziston një afat kohor për tërheqjen e forcave amerikane dhe se shpreson që edhe të tjerët të qëndrojnë në këtë kurs.
“Trupat tona do të kthehen në shtëpi kur Iraku të jetë në gjendje të vetëmbrohet”, u tha Bushi gazetarëve. Bushi foli një ditë pasi Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, shpalli planet për fillimin e tërheqjes së 3000 trupave të tij në Irak, pas zemëratës që u rrit me vrasjen kohët e fundit të një oficeri të shërbimit të fshehtë nga marinsat amerikanë. 14 vende i kanë tërhequr trupat nga Iraku që nga koha kur forcat e koalicionit hynë në Irak.