Një valë mosbindjeje

17/03/2005
Pas ngjarjeve në Liban dhe rrëzimit të qeverisë atje, Siria dhe Egjipti janë ndierë nën trysni për të lejuar reforma. Amerika ndihet triumfuese dhe duket se thirrja e Presidentit të SHBA për demokratizim të Lindjes së Mesme po realizohet
Koncepti i demokratizimit të Lindjes së Mesme në tërësi, i braktisur praktikisht pranverën e vitit të kaluar, pas lajmeve të tmerrshme që vinin nga Iraku, është rikthyer sërish. Gjithashtu, ka ridalë sërish në skenë edhe teoria domino, sipas së cilës rënia e diktaturës së parë në Lindjen e Mesme do të shoqërohet nga rënia e të gjithë diktaturave në Lindjen e Mesme
Përdorimi i bollëkut të pranverës së demokracisë në Liban për të arritur “qëllimin maksimal” – rrëzimin e Bashar Al-Asad – është i rrezikshëm. Ai beson se rezultati më i mundshëm do të ishte “kaosi në Siri, dhe rendi politik, që do të pasonte këtë kaos do të kishte një natyrë shumë Islamike”
Tre gra, po aq “llafazane” sa edhe bulevardet e Beirutit, qëndrojnë përpara varrit të Rafik Haririt. Njëra prej tyre, mbuluar me një ferexhe të bardhë të mëndafshtë, bashkon duart dhe me zë të ulët nis të lutet për ish-kryeministrin e vrarë. Dy të tjerat, të veshura me të zeza, shkëmbehen me njëra-tjetrën teksa shkojnë drejt varreve të badigardëve të Haririt.
Dy studentë, nga Kuvajti, mbështeten pas gardhit që rrethon varrezën e vogël duke parë skenën. Pas shpinës së tyre, në Sheshin e Martirëve, një tjetër natë protestash paqësore sapo ka nisur. E gjithë zona është e ndriçuar me projektorë dhe në ajër kumbojnë himnet patriotikë nga altoparlantët gjigandë, teksa qindra të rinj libanezë kërcejnë dhe valëvisin në ajër flamurin kuqebardhë me një pemë kedër në mes. Ekipet e stacioneve televizivë, që nga Al Jazzeera deri te Fox News nisin të zënë vendet e tyre për transmetimet e mëvonshme të drejtpërdrejta.
Por kuvajtianët e rinj, me sa duket, të magjepsur nga tre gratë libaneze, injorojnë spektaklin, që është duke ndodhur pas shpinës së tyre. Rafik Hariri ishte një mysliman sunit. Ai u varros në hijen e një xhamie, e cila u ndërtua gjatë kohës që ai ishte kryetar i qeverisë, një ndërtesë që dominon qiellin e Beirutit – aq shumë, saqë ajo ka qenë objekti i një zënke të ashpër mes grupeve fetarë jo shumë javë më parë. “Përse”, pyet njëri prej kuvajtianëve, “tre gra të krishtera luten përpara varrit të tij?”
Shumë libanezë ende nuk janë përshtatur plotësisht me realitetet e reja në vendin e tyre. Libani, një vend i vogël për të cilin kanë simpati që nga Magrebi deri në Gjirin Persik, por që shihet me keqardhje si një shtet i paqeverisshëm multietnik, ka krijuar një shembull. Pa gjakderdhje, demonstruesit arritën të rrëzojnë qeverinë e kontrolluar nga Siria, duke kapërcyer madje edhe dallimet e brendshme, të cilat më parë konsideroheshin të pakapërcyeshme. Shembulli libanez, thotë një diplomat evropian në Beirut, është tregues i një modeli ndryshimi në Lindjen e Mesme.
Euforia në Beirut shkon paralelisht me ndjesinë e kënaqësisë që po ndihet në Uashington. Vetëm dy vjet pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, shpalli fundin e veprimeve luftarake në Irak, që nga kuverta e aeroplanmbajtëses “Abraham Lincoln”, Amerika po pretendon edhe një herë përfundimin. Sot, bota flet me vetëm një zë, deklaroi Bush, dy javë më parë, “kur vjen fjala për t’i dhënë një shans demokracisë në Liban, por edhe në të gjithë Lindjen e Mesme”.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, i ka vlerësuar shumë demonstratat në Beirut, duke thënë se libanezët janë në procesin e shpalljes së të drejtës së tyre për të patur demokraci, “dhe kjo është diçka që ne e mbështesim pa asnjë mëdyshje”.
Forcat e demokratizimit
Koncepti i demokratizimit të Lindjes së Mesme në tërësi, i braktisur praktikisht pranverën e vitit të kaluar pas lajmeve të tmerrshme që vinin nga Iraku, është rikthyer sërish. Gjithashtu, ka ridalë sërish në skenë edhe teoria domino, sipas së cilës rënia e diktaturës së parë në Lindjen e Mesme do të shoqërohet nga rënia e të gjithë diktaturave në Lindjen e Mesme.
E vërteta është se qeveria e Shteteve të Bashkuara ka arritur disa suksese mbresëlënëse të politikës së jashtme gjatë muajve të fundit, që nga kthesa e udhëheqësit revolucionar libian, Moammar Gadhafi, duke vazhduar me zgjedhjet presidenciale në Afganistan dhe Palestinë, te zgjedhjet në Irak e duke ardhur te “pickimet” e para të demokracisë në Arabinë Saudite.
Por kulmi arriti vetëm tre javë më parë. Pas ditëve të tëra të asaj që diplomatët e kanë përshkruar si një trysni masive amerikane ndaj Kajros, Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, befasoi të gjithë botën, duke shpallur një ndryshim në ligjin elektoral të vendit të tij. Për herë të parë në historinë e Egjiptit, votuesit egjiptianë do të shohin më shumë se një kandidat të renditur në fletën e tyre të votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen në shtator të këtij viti. Në posterat e vendosur në universitetin e qytetit të lindjes së Mubarak, Manufia, thuhej: “Rroftë Mubarak, kampion i lirisë dhe demokracisë”.
Dy ditë më vonë, në përgjigje të “Revolucionit Kedër”, qeveria e kontrolluar nga Siria në Beirut dha dorëheqjen. Fryma globale e demokracisë, me qendër në Uashington duket se ka nisur të marshojë në mënyrë të paepur. Skeptikët evropianë dhe arabë, që kishin vënë në dyshim zgjuarsinë e politikës së Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme që nga koha kur Amerika pushtoi Irakun, tani janë tërhequr në mbrojtje. A ka, në fund të fundit të drejtë George Bush? A do të rezultojë krejtësisht e saktë teoria domino e Amerikës?
Si fillim, një bombë vdekjeprurëse në qytetin iraken të Hilla shërbeu si një kujtesë që zgjedhjet në Irak nuk e stabilizuan situatën në Tigër. Më shumë se 130 vetë gjetën vdekjen nga atentati në qytetin që ndodhet në jug të Bagdadit, në atë që u quajt atentati më i tmerrshëm që nga përfundimi i luftës.
Por, po dy javë më parë, Siria ekstradoi një grup prej 30 anëtarësh të ish-udhëheqjes irakene në Bagdad. Grupi, i cili akuzohet se ka ndihmuar kryengritjen në Irak, përfshinte edhe Sabavi Ibrahim al-Hasan, gjysmë vëllai i Sadamit dhe ish-shef i shërbimit të zbulimit në Irak. Ishte një veprim, që kishte për qëllim të zbuste Amerikën.
Si asnjë regjim tjetër, udhëheqja siriane është duke ndier goditjen kryesore të vetëbesimit të tepruar të Amerikës. Uashingtoni e akuzon Sirinë se po vazhdon të mbështesë kryengritjen në Irak dhe se fut hundët në punët e Libanit fqinjë. Provat në një atentat kamikaz në Tel Aviv, në të cilin gjetën vdekjen pesë izraelitë, çonin gjithashtu drejt Damaskut. Siria, deklaroi Sekretarja e Shtetit, duhet të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë të jetë një “faktor negativ” në Lindjen e Mesme.
Edhe pse ende nuk ka prova për një përfshirje të Sirisë, Presidenti sirian, Bashar Al-Asad, ka qenë në izolim të thellë qysh nga vrasja në Beirut e ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri. “Bashar, ktheju okulistikës” është shkruar në Sheshin e Martirëve, në Beirut. Presidenti sirian, i cili nuk ka më shumë se pesë vjet në pushtet, është okulist nga profesioni.
Uashingtonit i janë bashkuar edhe Parisi dhe opozita libaneze në kërkesën për tërheqjen e 14000 trupave siriane. Fqinjët arabë, të cilët edhe ata kërkojnë t`i përgjigjen trysnisë amerikane, i kanë bërë gjithashtu thirrje Asadit të tërheqë trupat. Asnjë kompromis nuk është i negociueshëm, deklaroi Bushi, pas lajmeve se Asadi kishte vendosur të tërhiqte vetëm një pjesë të trupave.
Megjithatë, ekspertët nuk janë të bindur që vënia me shpatulla pas muri e Damaskut do të përmirësojë me të vërtetë gjendjen në Lindjen e Mesme. Javën e kaluar, Flint Leveret, një ish- ekspert i Lindjes së Mesme, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi që “nuk duhet nxituar me Sirinë”. Leveret beson se përdorimi i bollëkut të pranverës së demokracisë në Liban për të arritur “qëllimin maksimal” – rrëzimin e Bashar Al-Asad – është i rrezikshëm. Ai beson se rezultati më i mundshëm do të ishte “kaosi në Siri, dhe rendi politik që do të pasonte këtë kaos do të kishte një natyrë shumë Islamike”.
Një tërheqje e shpejtë e sirianëve do të linte gjithashtu pas një vakuum në Libanin jugor – konkretisht një Hezbollah pa “kokë”. Hezbollah, i mirintegruar politikisht dhe i mbështetur nga Siria deri tani, mund të kthejë sytë nga Irani radikal për mbështetje – një rezultat për të cilin ka paralajmëruar edhe këshilltari për sigurinë në Izrael, Giora Eiland.
Por avokati dhe demokrati libanez, Chibli Malat, nuk është dakord, duke thënë se është pikërisht kjo lloj realpolitike, ky qëndrim i matur, shumë i tepruar i përballjes së diktatorëve në Lindjen e Mesme, që nuk është më efikas. Zyra e tij në Beirut është e mbushur me dosje, që i përkasin Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, kundër të cilit Mallat zhvilloi një çështje spektakolare gjyqësore për krime lufte në Bruksel, në 2001.
Duket se patriotizmi arab i Mallat ngrihet mbi të gjithë dyshimet. Megjithatë, Mallat, ashtu si shumë intelektualë arabë, pranon se administrata aktuale amerikane ka arritur të paktën të nxjerrë situatën nga rruga qorre. “Megjithatë, George Bush ka ardhur 12 vjet me vonesë”, thotë Mallat. “Nëse i ati do të kishte rrëzuar Sadamin në 1991, sot do të ishim shkuar shumë larg”.
Mallat beson se dekada të tëra paqësimi me regjimet e Lindjes së Mesme i kanë dobësuar popullsitë e këtyre vendeve. “Thjesht, imagjioni autoritetin politik, me të cilin Egjipti, Libani ose Siria do të jenë në gjendje t’i kundërvihen politikave pushtuese të Izraelit, kur të kemi qeveri demokratike”.
Rrëzimi i Sadamit dhe kursi që ndjek Amerika ndaj Sirisë natyrisht që e kanë lehtësuar ndryshimin radikal në Liban, thotë Ualid Jumblat, i cili është kthyer në figurën udhëheqëse të opozitës libaneze që nga koha e vdekjes së Rafik Haririt. Javën e kaluar, Mallat dhe të paktën tridhjetë politikanë të tjerë të opozitës, u mblodhën në shtëpinë e udhëheqësit pranë Beirutit. Ata kërkuan dorëheqjen e oficerëve kryesorë të sigurimit, një qeveri asnjanëse, si dhe një afat kohor për një “tërheqje të nderuar” nga ana e sirianëve.
Lëvizje që po zhurmon
Ata po thurin gjithashtu një rrjet kontaktesh me lëvizjet demokratike të opozitave në vende të tjera arabe. Pak javë më parë, thotë Mallat, Georges Ishak vizitoi Beirutin. Ishak është themeluesi i Lëvizjes Egjiptiane Kifaia. Emri i lëvizjes shpjegon prirjet e saj politike. “Kifaia” do të thotë “Mjaft” në arabisht – një referencë ndaj regjimit të vjetëruar tashmë të Presidentit Hosni Mubarak, i cili ka qenë në pushtet gjatë 24 viteve të fundit.
Duke filluar që në dhjetor, grupi i Ishak ka tërhequr vëmendjen me demonstratat e organizuara, gjatë të cilave demonstruesit mbulojnë gojën me fasha të trasha ku është shkruar emri i lëvizjes. Demonstratat e shkurtëra përpara Universitetit të Kajros apo Pallatit të Drejtësisë, të shpërndara me shpejtësi nga policia, duken të papërfillshme në krahasim me kryengritjen popullore libaneze. Por, Egjipti, me 70 milionë banorë, ka një rëndësi të madhe politike në rajon dhe demonstratat mund të jenë shenja e parë e një mosbindjeje civile.
Pas disa muajsh lirimi, aparati egjiptian i sigurisë i shtrëngoi edhe një herë frerët në janar. Në Panairin e Librit në Kajro, tre aktivistë që shpërndanin fletëpalosje ku bëhej thirrje për mitingje anti Mubarak u arrestuan. Ditën tjetër, policia hyri me forcë në apartamentin dhe zyrën e Aiman Nur, i cili ka krijuar në tetor Al-Ghad (“Mëngjesi”), një parti politike liberale, e cila kritikon regjimin.
Aiman Nur, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, ka qëndruar nën arrest për pesë javët e fundit. “Ajo që i ndodhi tim shoqi”, thotë Gamila Ismail, “ishte një mesazh i qartë për çdokënd që kritikon seriozisht këtë qeveri”.
Në fakt, qeveria e Egjiptit nuk është se po shkon dhe aq mirë me Uashingtonin. Condoleezza Rice anuloi një udhëtim në Lindjen e Mesme tre javë më parë, dhe kur u pyet për një shpjegim, zëdhënësi i saj përmendi në mënyrë të veçantë rastin e Aiman Nur. Pakënaqësia e Uashingtonit, thonë diplomatët, ka qenë një faktor vendimtar, që ka ndikuar në vendimin befasues të Mubarak për të lehtësuar disi rregullat e zgjedhjeve presidenciale.
Thuajse askush nuk vë në dyshim faktin që Mubarak – ose i biri – do të fitonin zgjedhjet e hapura presidenciale, sidomos për sa kohë që askush nuk mund të arrijë të ketë burimet mediatike të Partisë Nacional Demokratike të Presidentit.
Por opozita ka marrë përsipër të luftojë – me armë, të cilat makineria qeveritare e ka patur të vështirë të përballet. Gjatë javëve të fundit, gruaja e Aiman Nur ka përdorur telefonin celular për të nisur mesazhe drejtuar një komuniteti gjithnjë në rritje, si për shembull: “Takohemi nesër në orën 11.00 për një demonstratë përpara Pallatit të Drejtësisë. A ka të ardhme shpresa?”.
Ndërkohë, opozitës libaneze i mungon një kandidat bindës për zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen në muajin maj. Jumblat, kreu politik i grupimit fetar Druze, në Liban, thuhet se ka shfaqur interes për të marrë postin e ministrit të Brendshëm, me qëllim që të spastrojë aparatin e sigurimit nga mizëria e agjentëve të fshehtë të Sirisë.
“Mendoj se Lindja e Mesme po ndryshon”, deklaronte dy javë më parë Jumblat. “Popujt arabë duan të bashkohen me pjesën tjetër të botës së qytetëruar. Ata duan liri. Unë e kam denoncuar pushtimin e Irakut nga amerika, por tani më duhet të pranoj që Iraku është i lirë. Dhe në Liban, rinia e Libanit është e ngopur. Dhe kjo është revoltë, një revoltë popullore, e nxitur natyrisht nga vrasja e Haririt. Ne themi se duam një Liban të ri. Jemi mërzitur me gjakderdhje e vrasje. Duam pavarësi”.
Në Bejrut, gjithçka ishte ndërtuar përreth Haririt. Pasi ai u detyrua të japë dorëheqjen nga Damasku, rikthimi i ish- kryeministrit ishte vetëm çështje kohe. Ajo që u mungon demonstruesve në Sheshin e Martirëve në Bejrut është një figurë bashkimi kombëtar, një që do të “betononte” aleancën historike mes fraksioneve të ndryshëm fetarë në një forcë politike. Atyre u nevojitet një që të jetë “i domosdoshëm”, një fjalë kjo e shkruar në arabisht, me shkrimin e një gruaje, në një prej qindra fotografive mbi varrin e Haririt.
Përgjakja e harruar
Gjatë dekadës së fundit, pjesa më e madhe e botës e ka harruar se sa i përgjakur ka qenë dikur Libani. Oficerët sirianë të shërbimit të fshehtë kanë caktuar se kush do të udhëheqë vendin. Zyrtarët sirianë janë pasuruar me anë të kontrabandës. Shumë prej të rinjve, që demonstrojnë sot në rrugët e Bejrutit, nuk kanë kujtime të drejtpërdrejta nga kohët e dikurshme të vështira. Por udhëheqësit e opozitës së Libanit e dinë shumë mirë se sa i rrezikshëm mund të jetë vendi i tyre, veçanërisht kur sirianët fillojnë të luajnë fort. Ata kujtojnë mizorinë e Presidentit Hafez Asad, babai i Bashar, i cili vdiq në vitin 2000, pasi qëndroi në pushtet për më shumë se 30 vjet.
Ata kujtojnë se si Hafezi përdori çdo mjet që kishte në dispozicion, nga diplomacia te ryshfetet e deri te terrori e masakrat, për të bërë të dështojnë planet amerikane dhe izraelite në vendin e tij.
“Bashar al-Assad, me sa duket, është duke lexuar librin e vjetëruar të viteve 1983-84”, thotë një ish-oficer i shërbimit të fshehtë libanez, i cili i ka parë me sytë e tij luftërat e fshehta të asaj kohe. Kjo është një prej arsyeve që shumë libanezë fajësuan menjëherë Damaskun për bombën e Shën Valentinit, që shkaktoi vdekjen e ish-kryeministrit Hariri. “Hariri u dërgoi sirianëve mesazhe përmes francezëve, sauditëve, Mbretit të Jordanisë dhe egjiptianëve, duke u kërkuar garanci për jetën e tij”, thotë burimi nga shërbimi i fshehtë. “Sirianët u përgjigjën se në asnjë mënyrë nuk do t’i bënin keq. Disa javë më vonë, ai u vra”.
Opozita libaneze vë bast se epoka e sotme e lajmeve satelitore 24 orëshe dhe internetit është shumë publike dhe nuk mund tu lejojë sirianëve t’ia hedhin me taktikat e vjetra të Hafez Asadit. “Ai arriti të bënte atë që bëri”, thotë një analist politik shiit në Beirut, “sepse bota e injoroi ose e lejoi. Sot nuk është më ajo kohë”.