Mbeturinat spitalore, burim sëmundjesh e infeksionesh

17/03/2005 Një javë më parë u dha alarmi
Gjatë një takimi, të zhvilluar javën e kaluar mes bashkisë Durrës, Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe Ministrisë së Mjedisit, u lëshua alrmi për rrezikun e mbetjeve spitalore të shndërruar në një kërcënim serioz për jetën e komunitetit në qytetin bregdetar të Durrësit. Të përziera këto me mbeturinat e tjera, si dhe hedhja pa kriter në vende të papërcaktuara, bëjnë që të shndërrohen në kërcënim për banorët, ndërkohë që nuk mungojnë rastet e sëmundjeve e infeksioneve, u tha gjatë këtij takimi.
Mbeturinat spitalore, të cilat duhen ekzekutuar para se ato të bien në kontakt me popullatën, mësohet se shkarkohen në kazanët e mbetjeve urbane dhe që andej ato hidhen në pikën e depozitimit në Porto Romano, ndërkohë që vetëm një sasi shumë e vogël e mbeturinave spitalore dhe kryesisht shiringa digjen në mjedise të veçanta në spital, por edhe këto jashtë standardeve për ekzekutimin e tyre, vërejtën referuesit e takimit para disa ditëve mes specialistëve të Bashkisë Durrës, Agjencisë Rajonale të Mjedisit dhe Ministrisë së Mjedisit.
Sipas statistikave të raportuara, bëhet fjalë për mëse 500 kg në ditë mbeturina spitalore, një pjesë e të cilave, si pasojë e përdorimit nga banorët e vendosur në Porto Romano, janë burim i pashmangshëm i infeksionave dhe kancereve.