E Diel, 1 Nëntor 2026

Do të dobësohesh? Përdor pjata dhe gota të kuqe

ZVICËR- Nëse do të dobëohesh ateherë e kuqja të vjen në ndihmë! Për herë të parë nuk bëhet fjalë në ngjyrën e produkteve ushqimore të cilat serviren në pjatancë, por për ngjyrën e tavolinës dhe mbi të gjitha në enët e guzhinës.

Një grup kërkuesish zvicerian të Universitetit të Basilea-s, të cilët kanë arritur në përfundimin se përdorimi i ngjyrës në pjatat dhe veshjen e tavolinës ul dëshirën për të ngrënë.

Ngjyra e kuqe përdoret në të shumtën e rasteve për të treguar rrezikun që mund të kanoset ose një gjë të ndaluar, ndaj sipas studiuesve i njëjti efekt mund të ngjallet tek njeriu nëse pjata, gota apo piceta e bukës së tij mbart ngjyrën e kuqe.

Të njëjtin përfundim ka arritur dhe  grupi i shkencëtarëve drejtuar nga Oliver Genschow i Institutit të Psikologjisë, rezultat i  botuar edhe në revistën "Appetite". Grupi i studiuesve e kanë përqëndruar si fillim vëmendjen e tyre tek pijet. Rreth 41% e studentëve të Institutit i është ofruar ujë deri sa janë dehidratuar. Më pas atyre u është ofruar pije nëpërmjet gotave me ngyjrë të kuqe dhe blu. Kush ka përdorur gotën me ngjyrë të kuqe ka pirë rreth 40% më pak nga ai që ka pirë nga gota blu.
Ndërkohë ngjyra e gotës nuk ka paur asnjë lloj efekti në sasinë e pijës së konsumuar.

I njëjti eksperiment është kryer me ushqimet nëse ngjyra e kuqe kishte të njëjtin efekt. Për këtë rast janë përfshirë rreth 109 persona, të cilëve u është kërkuar që të mbushin një formular. Gjatë këtij veprimi atyre i është ofruar një pjatë me ngjyrë blu, të kuqe dhe të bardhë të cilat kishin petulla. Studiusit kanë vënë re se personave të cilëve u është ofruar ushqimi me pjatë të kuqe e kanë konsumuar gjysëm herë më pak se personave të cilëve u është ofruar i njëjti ushqim me pjatë të bardhë dhe blu.

Nga rezultatet e arritura studiuesit mendojnë se një studim më i thelluar mund cojë në ndikimin e një strategjie të dietave të sukseshme.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›