E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kondrat e Vaqarrit, terreni i vështirë për ndërhyje

TIRANË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në orët e pasdites së somt kodrat e Vaqarrit në Kodër Prush.

Forcat zjarrfikëse, të cilat të lajmëruar nga banorët e zonës janë nisur menjëherë drejt e në vendngjarje. Mësohet se ato  nuk mund të ndërhyjnë dot për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Shefi i zjarrfikëve, Dilaver Laci bënë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga fshataët për hapjen e kullotave të reja.

Ndërkohë banorët dhe zjarrfikësit po mundohen që me mjete rrethanore të neutralizojnë dhe shuajnë zjarrin.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›