Rama-Mcilwham: Hetim të paanshëm 21 janarit
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadoren britanike në vendin tonë, Fiona Mcilwham.
Rama dhe Mcilwham ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë në një shtet ligjor dhe domosdoshmërinë e hetimit të paanshëm të ngjarjes tragjike të 21 janarit të vitit të kaluar.
Kryesocialisti informoi për sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Partia Socialiste për realizimin e reformës zgjedhore, parlamentare dhe sistemit të drejtësisë. Rama përsëriti edhe njëherë angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të duhura, për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.
Nga ana e saj ambasadorja Mcilwham rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme te Britanisë së Madhe për përmbushjen e standardeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
(er.nu/BalkanWeb)