E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të hedh në erë shkollën për datëlindjen e Hitlerit”

 

Policia gjermane ka gjetur pushkë me ajër të ngjeshur, kopje çifteje, shpata dhe lëndë kimike që shërbejnë për të prodhuar bomba në shtëpinë e një adoleshenti 17-vjeçar që ndiqte rregullisht shkollën. Policët mendojnë se kanë mundur të parandalojnë një masakër të vërtetë, që do të ishte e dyta në pak ditë në Gjermani e shkaktuar nga adoleshentët nëpër shkolla. Në këtë shtet është përhapur frika dhe disa shkolla janë mbyllur pasi disa adoleshentë e kanë kthyer këtë situatë në gjendje loje, duke telefonuar në polici për vënie bombash kur në fakt ekzistenca reale e rasteve të tilla nuk mund të përjashtohet. Pas masakrës në shkollën e qytetit Shtutgart gjatë ditës së mërkurë, policët zbuluan planin e një adoleshenti në Ennepetal, pranë Dyseldorfit, i cili i kishte daunloduar nga interneti informacionet për të prodhuar bomba dhe për të siguruar armë. 17-vjeçari u arrestua pasi supozohet se ka qenë ai që ka kërcënuar të hedhë në erë shkollën e tij, më 20 prill, në përvjetorin e ditëlindjes së Hitlerit dhe masakrës së shkollës kolumbiane në SHBA. Sipas policisë ai kishte vënë në dijeni disa nxënës të tjerë për planin e tij për të shkatërruar ndërtesën 10 vite pas vdekjeve në universitetin amerikan. 17-vjeçari në shkollën e Reichenbach, sipas mediave gjermane ishte përjashtuar nga shkolla më parë pasi kishte kërcënuar një mësues. Ai i kishte besuar një shoqeje të klasës se nuk donte të arrinte i gjallë 18 vjetorin e tij dhe kjo nuk ishte shaka. Adoleshenti tani është shtruar në psikiatri dhe autoritetet lokale, të tmerruar me sasitë e eksplozivit të gjetur në dhomën e tij, deklarojnë të sigurt se kanë shmangur një katastrofë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›