E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra thyen sekretin 300-vjeçar

 

Banka zvicerane ka rënë dakord t’i japë fund sekretit mbi informacionet për klientët e saj pas presionit ndërkombëtar. Individët e pasur dhe kompanitë nuk do të kenë më mundësi të fshehin pasuritë e tyre në bankën e Zyrihut, pasi Zvicra iu bind presionit ndërkombëtar për t’i dhënë fund epokës së depozitimit të parave në bankë “pa kërkuar asnjë informacion”. Ky shtet po bashkohet me Lihtenshteinin, Luksemburgun dhe Andorrën, të cilat gjithashtu kanë rënë dakord të japin informacion të limituar mbi llogaritë bankare të të huajve dhe vendasve, duke i dhënë kështu fund 300 viteve të ruajtjes së sekretit bankar. Masa u mor si përgjigje ndaj liderëve të vendeve të tjera pak para takimit të G20.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›