E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksisti maniak, mbase 500 viktima

 

Britania ka njohur abuzuesin seksual më të madh në historinë e saj. Vlerësimin e ka bërë një gazetar britanik i “The Times” dhe “merita” i takon një taksisti, i cili gjatë 13 viteve në profesion përllogaritet të ketë abuzuar me rreth 500 femra, duke përdorur taktikën e tij personale të “joshjes”. Taksisti John Uorboys e përdorte taksinë e tij për të marrë, çoroditur dhe më pas abuzuar me gratë kliente. Në fakt, gjykatësi i ka numëruar 19 krime të natyrës seksuale ndaj 12 klienteve të tij, të cilat e kishin denoncuar. Por shoferi maniak mund të ketë abuzuar në shumë më tepër raste. Praktika e tij ishte pothuajse e njëjta. Ai u ofronte viktimave shampanjë në taksi me justifikimin se kishte fituar një lotari, por në fakt shampanja ishte e përzier me një substancë që provokonte halucinacione. Shampanja bashkë me substancën i trulloste gratë. Pasi i kishte sjellë në këtë gjendje ai abuzonte më pas me to seksualisht. Dënimi për taksistin pritet të jepet në muajin prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›