“Do të hetojmë fletë për fletë abuzimet dhe vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”

Deklaron kreu i Këshilltarëve të PD-së, në Këshillin Bashkiak, Ferdinand Poni
Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni reagoi dje në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut Rama mbi komisionin hetimor për lejet e ndërtimit të bashkisë së Tiranës. “Edvin Kristaq Rama u shfaq para kamerave në panik, dhe dëshpërim të thellë, i ç’ekuilibruar, megjithëse e kemi të vështirë ta themi nëse është për arsye patologjike apo nëse i është shkaktuar nga vendosmëria jonë për të vënë para përgjegjësisë kupolën e mafies së ndërtimit, inspiruesin, dhe realizuesin e shkatërrimit dhe përvetësimit të mbi gjysmë milionë m2 troje dhe pasuri publike të përbashkët apo dhe të qytetarëve të Tiranës”, tha Poni. Ai u shpreh, duke thënë se Rama, ky uzurpues e abuzues i pangopur dhe shkelës permanent i ligjit, ky urrejtës patologjik i sistemit të drejtësisë dhe i gjykatave, ky burracak dhe shok i grupeve të abuzimit me tokën dhe ligjin, çuditërisht kujtohet që paska gjoja gjykatë kushtetuese dhe qe ky na qenka panciri i don Edvinit për tu mbrojtur nga iniciativa e këshilltarëve demokrate dhe këshillit të bashkisë së Tiranës për të hetuar mbi abuzimet e tij dhe për me tepër për ta shkarkuar për veprimtarinë e tij mafioze e kriminale me pronën e pasurinë publike. Mbështetur në ligjin Nr 8652 datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni 32, pika e, ne kemi plotësisht të drejtën të hetojmë fletë për fletë, abuzim për abuzim, vjedhje për vjedhje të kësaj mostre shkatërruese të qytetit, interesave të qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë. Poni iu drejtua kryebashkiakut duke thënë më tej, Edi Rama, kundërshtim yt patologjik që gjoja ti e quan cenim i të drejtave të njeriut, është vetëm frika jote makbethiane, apo si gjethja që nuk mund të mbulojë lakuriqësinë tënde, për të shpëtuar nga krimi dhe vendi i krimit. Cilido njeri me arsye dhe që synon të jetë sadopak në shërbim të qytetarëve, do të lejonte edhe standardin me minimal të zbatimit të ligjit dhe transparencës. Po këtë s’mund ta bësh ti, këtë s’mund ta bëjë shpura jote që përpiqet më kotë të mbajë në këmbë këtë kalë të ngordhur nga abuzimi i ethshëm me paranë, vjedhjen dhe uzurpimin. Më tej Kreu i këshilltarëve demokratë vijoi përsëri duke thënë se, “Edi Rama, Populli thotë një shprehje: zullumi këputet atje ku është më i madh. Nuk është faji jonë që me ndërgjegje qytetare kërkojmë të shkarkojnë njeriun që ka kohë që e ka mbushur kupën, që ka tejkaluar çdo norme e standard normal të administrimit të qytetit, që ka kohë që e ka braktisur qytetin dhe qëndron vetëm e vetëm për të trupëzuar interesat mafioze të mafies së ndërtimit që ai përfaqëson”. Ndër të tjera Poni tha se e ke kot, vrima e miut është 500 grosh; përputhshmëria kaq i madhe midis gjatësisë sende dhe mendjeshkurtësisë tënde, nuk e shpëton dot hajdutin me çizme. “Ne jo vetëm që do kërkojmë shkarkimin tuaj, por u bëjmë thirrje publike institucioneve të zbatimit të ligjit se asnjë mantel politik apo administrativ që ju paturpësisht, marrëzisht, abuzivisht mbani s’do të mund të shpëtojë nga veprimi i ligjit. Koha e të marrëve ka mbaruar, aq me shumë e hajdutëve të kollarisur dhe mafiozeve të pangopur”, tha ndër të tjera Poni. Gjithashtu ai tha se le ta kthejmë të drejtën tek qytetarët e ndershëm dhe populli i Shqipërisë, ai popull që aq qartë u shpreh me 8 dhjetor për integrimin evropian, për Shqipërinë evropiane, për Shqipërinë e njerëzve të lirë dhe jo të mafiozeve të lirë, tha Kryetari i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ferdinand Poni në lidhje me deklaratën e kryebashkiakut Rama mbi komisionin hetimor për lejet e ndërtimit të bashkisë së Tiranës.
...