Zgjedhjet për kreun e ri të partisë, në përputhje me statutin

Deklaron nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi
Nënkryetari i partisë Astrit Patozi i cili kryeson gjithashtu edhe komisionin për procedurat operacionale dhe elektorale, komision përgjegjës për përzgjedhjen e delegatëve shpjegoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. Patozi u shpreh në fjalën e tij se zgjedhjet partiake zhvillohen në përputhje të plotë me statutin e partisë. Nënkryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se nuk ka pasur asnjë raportim të shkeljes së statusit të partisë. Në këtë aspekt, Patozi nënvizoi se procesi i votimit të Partinë Demokratike, është një procedurë normale si e të gjitha partitë Popullore Evropiane. “Kuvendi ka 1260 delegatë me të drejtë vote. Këta delegatë përfaqësojnë anëtarët e PD-së të shpërndarë në 39 degë të saj, njëra me qendër në Athinë”, u shpreh Patozi. Ai informoi se zgjedhjet e brendshme janë zhvilluar në përputhje me statutin. Në Kuvend u votua që përbërja e komisionit të punimeve të Kuvendit të ketë 9 anëtarë e kryesuar nga Igli Cara, ndërsa komisioni i mandateve do ketë 8 anëtarë, me kryetare Arjana Bekteshi. 1260 delegatë dhe delegate demokratë do të votojnë për të zgjedhur kreun e partisë së tyre, që sipas të gjitha gjasave do të rikonfirmohet lideri historik i kësaj partie Sali Berisha.