Do të ketë La Ligë në fundjavë

Një gjykatë në Spanjë ka miratuar ankesën e 6 klubeve për shtyrjen e xhiros së 30- të, të La Ligas, kështu që futboll spanjoll do të ketë në fundjavë.
Gjykatësja Purificación Pujol ka vendosur se nuk ka nevojë për modifikim të orarit të Primera dhe Segunda Division. Vendimi thotë se është mbrojtur interesi publik dhe La Liga.
Në këtë mënyrë, ndeshja Real Madrid – Sporting do të zhvillohet të shtunën në orën 18:00, kurse Villareal – Barcelona, të shtunën në orën 22:00.