E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan: Pres oferta që të largohem nga Atletiko

Sulmuesi i Atletiko Madrid, Diego Forlan edhe një herë ka deklaruar se ai është i hapur për largim. Forlan nuk mund të garantojë qëndrimin me Atletikon pas fundit të këtij sezoni. “Do të duhej të ishte një ofertë vërtet e mirë. Për momentin nuk ka asnjë, andaj nuk jam duke menduar asgjë. Por për momentin kam edhe dy vite kontratë me Atletiko Madrid dhe ky është një ekip i mirë dhe jam i lumtur këtu. Kurrë nuk i dihet”, ka thënë uruguajani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›