E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrore: Te Reali ose Barça për çmimin e duhur

Havier Pastore beson se Palermo do ta lejojë largimin e tij në drejtim të Real Madridit ose Barcelonës për çmimin më të mirë të mundshëm. Argjentinasi 21-vjeçar lidhet me një largim të mundshëm nga Siçilia në afatin kalimtar veror, ndonëse presidenti Mauricio Zamparini ka thënë se lojtari do të qëndrojë edhe një vit. “Presidenti më admiron dhe më pëlqen shumë. Ai e bën punën e tij dhe dëshiron të më shesë me çmimin me të lartë të mundshëm”, ka thënë Patore për ‘La Nacion’. Sipas spekulimeve, Palermo pritet të kërkojë 70 milionë euro për lojtarin të cilin e krahasojnë me Lionel Mesin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›