E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti: Kielini është i përqëndruar te Juventus

“Xhorxho Kielini nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet që e lidhin atë me Real Madridin”, ka thënë agjenti i tij, Davide Lipi, duke mohuar spekulimet për një largim të mundshëm nga Juventusi. Është thënë se Los Blancos po bisedojnë me bardhezinjtë për transferimin e 26-vjeçarit gjatë verës, por Lipi e ka bërë të qartë se mbrojtësi italian do të vazhdojë ta bartë fanellën bardhezi. “Xhorxho është i përqendruar te klubi i tij dhe nuk po mendon për gjëra tjera. Tani nuk është koha për të menduar për të ardhmen e tij. E vërteta është se ai dëshiron ta përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë me klubin e tij”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›