E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do te kete edhe me tej renie ekonomike

Nga Karl Zavadski

Qeveria nuk do qe ta kritikojne se po e zbukuron realitetin, nga ana tjeter as nxirja e situates tej mases nuk ndihmon. Me parashikimin aktual per zhvillimin e ekonomise, ministri i ri i Ekonomise Karl-Theodor zu Guttenberg eshte konform tendences se pergjithshme. Kjo do te thote qe do te kete renie edhe me tej. Ekonomia gjermane ndodhet nen lakun e recesionit me te rende qysh prej krizes se madhe ekonomike, qe nisi ne fund te viteve njezet te shekullit te kaluar. Rendimenti ekonomik gjerman gjate vitit ne vazhdim do te tkurret me 6%, kesisoj Gjermania eshte me e prekur prej krizes se sa vendet e tjera te medha industriale. Kjo ka arsye dhe pasoja te hidhura.

Pse eshte e prekur kaq shume Gjermania ?

Asnje vend nuk mund t'i shmanget krizes aktuale. Por pse eshte e prekur kaq shume Gjermania ? Eshte pozicioni i fuqishem i eksportit, qe normalisht nxit koniunkturen, por qe ne situaten aktuale perben disavantazh per ekonomine gjermane. Gjermania realizon mbi 40% te rendimentit te saj te pergjithshem ekonomik permes eksportit, nje kuote kjo shume me e larte se e vendeve te tjera te medha industriale. Kjo eshte pozitive, neqoftese ekonomia boterore rritet. Por nje gje e tille eshte negative, nese tendenca mbareboterore eshte ne renie. Si rrjedhoje vendi me eksportin me te fuqishem preket me fort prej recesionit.

Ajo qe e veshtireson edhe me shume situaten eshte struktura e vecante e eksporteve gjermane, te cilat jane te specializuara per makinerite, infrastrukturen, automjetet shume te cmueshme, produktet kimike apo impiante te tera industriale. Ky eshte nje avantazh ne periudhat e rritjes mbareboterore dhe nje disavantazh, neqoftese kudo duhet te kursehen investime dhe te behen shkurtime. Tek e fundit rezulton si e pafavorshme, qe sindikatat per vite te tera e kane nxitur aftesine e konkurrences persa u perket cmimeve te produkteve gjermane permes nje politike te moderuar te kontratave.

Automatizimi dhe racionalizimi ka ulur kostot e pages per cope, por kjo ka dobesuar konsumin brenda vendit

Si rrjedhoje e kesaj si dhe permes automatizimit dhe racionalizimit jane ulur vertet kostot e pages per cope, gje qe u ka ndihmuar mjaft ndermarrjeve ne konkurrencen nderkombetare, por kjo ka cuar edhe ne dobesimin kronik te konsumit brenda vendit. Tani shtresave te gjera te popullsise u mungojne parate, me te cilat ato permes konsumit te brendeshem do te mund te kompensonin te pakten pjeserisht humbjet nga eksporti.

Ekspertet druhen per humbjen e nje milioni vendesh pune

Pasojat e recesionit jane te hidhura jo vetem per ndermarrjet, qe vuajne nga mungesa akute e porosive, dhe per punetoret, qe s´kane me pune, por edhe per shtetin e sistemin social. Ndermarrjet kercenohen prej falimentimit dhe punetoret prej papunesise. Ndonese qeveria federale do ta shtyje edhe per nje gjysme viti instrumentin e punes me norme te shkurtuar, si nje ure per kapercimin e krizes, por dikur, ne qofte se kriza vazhdon, detyrimisht do te kete humbje te vendeve te punes. Ekspertet druhen nga humbja nje milioni vendesh pune dhe per vitin e ardhshem numri i te papuneve pritet te arrije ne 4,6 milione. Shteti eshte i prekur njekohesisht ne menyre te shumefishte. Nga njera ane te ardhurat prej tatimeve do te bien ndjeshem, nga ana tjeter do te rriten fuqishem grantet per sigurimin e papunesise dhe te tjerave dege te sistemit te sigurimeve sociale. Riperteritja e buxhetit i perket se djeshmes, sot arkat jane te hapura per shpetimin e bankave dhe te ndermarrjeve, neser pason fatura ne formen e nje rekordi te borxheve shteterore.

Shenjat e para tregojne, se ritmi i renies ekonomike po ngadalesohet

E vetmja rreze shprese e parashikimit per koniunkturen eshte perspektiva per fundin e recesionit. Shenjat e para tregojne, se ritmi i renies po ngadalesohet dhe se po nis te krijohet terreni per nje stabilizim te koniunktures. Kete e tregoi p.sh. edhe Panairi i Hanoverit, ekspozita me e madhe ne bote e prezantimit te rendimenteve te industrise, kete e tregon edhe shtimi i porosive per sektorin e prodhimit te makinerive. Ndonese hyrjet e porosive vazhdojne te jene te kursyera, ato jane disi me te medha krahasuar me fillimin e vitit. Qeveria federale parashikon, qe recesioni per ekonomine gjermane vitin e ardhshem do te marre fund dhe se gradualisht do te nise riperteritja. Per vitin 2010, ministri i Ekonomise Karl-Theodor zu Guttenberg shpreson nje rritje ekonomike prej 0,5%. Ndonese kjo kuote eshte pak, kjo eshte me mire se sa aspak dhe ne radhe te pare ajo shenon kthimin ne rrugen e rritjes ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›