E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Ata qe pengojne kthimin jane te deshtuar

Zijadin Gashi

Qeveria e Kosoves mbeshtet kthimin e te gjithe personave te zhvendosur neper shtepite dhe pronat e tyre, tha sot kryeministri Hashim Thaci. Te gjithe qytetaret e Kosoves, pavaresisht perkatesise etnike, duhet te lejohet te kthehen neper shtepite dhe pronat e tyre, tha Thaci. Kryeministri ka thirrur sot nje takim me kryetaret e komunave te Kosoves, te cileve u ka kerkuar angazhim ne kthimin dhe garantimin e sigurise per te gjithe te kthyerit. Ai tha se Qeveria e Kosoves do t’i kundershtoje te gjithe ata qe perpiqen te pengojne kthimin. Kundershtimi i kthimit te njerezve neper shtepite e tyre do te ishte deshtim, nenvizoi Thaci. “Deshiroj te theksoj se ata qe perpiqen ta pengojne kete kthim, te cfaredo etnie qofshin, apo qe jane te interesuar qe ne Kosove te mos kete qetesi, integrim dhe jete dinjitoze, jane te deshtuar”.

“Vendosmeria e Qeverise se Kosoves, e te gjitha institucioneve, autoriteteve lokale, por edhe vullneti i qytetareve, eshte per ecje perpara, eshte per implementimin e prioriteteve tona dhe vazhdimin e krijimit te hapesires, klimes dhe vendit tone demokratik”, tha Thaci. Duke u nderlidhur me problemet aktuale ne Mitrovice, ku tashme ka filluar procesi i pare i kthimit te banoreve shqiptare ne lagjen Kroi i Vitakut, ne veri te qytetit, kryeministri Thaci tha se ky eshte vetem nje projekt dhe se shume shpejt do te kthehen edhe te zhvendosurit tjere ne jug apo veri. "Ne, si Qeveri e Kosoves, i mbeshtesim perpjekjet e autoriteteve vendore e nderkombetare te sigurise, te policise se Kosoves, EULEX-it, KFOR-it, per te garantuar sigurine dhe kthimin si ne veri, ashtu edhe ne jug dhe ne gjithe Mitrovicen”, theksoi kryeministri Thaci.

Ne emer te kryetareve te komunave, kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, tha se pavaresisht problemeve aktuale ne veri, gjendja e sigurise, sipas tij, sot eshte shume me e mire se ne te kaluaren. Ai tha se autoritetet vendore dhe ato nderkombetare nuk do te lejojne qe dikush tjeter te vendose nese njerezit duhet apo nuk duhet te kthehen neper shtepite dhe pronat e tyre. “Eshte nje situate shume me e mire e sigurise, eshte nje levizje e lire per te gjitha komunitetet dhe ta largojme politiken dhe ta shikojme kete si te drejte legjitime dhe humanitare te njerezve qe te kthehen neper shtepite, pronat e tyre”.

“Ka individe te caktuar... ne po ballafaqohemi ne Mitrovice, ku grupe te caktuara deshirojne te vendosin per fatin e te tjereve, qe ne nuk do ta lejojme. Eshte mire qe edhe faktori nderkombetar eshte i perkushtuar qe keto parime t’i realizoje dhe te krijoje nje ambient te sigurt per te gjithe ata qe duan te kthehen ne pronat e veta”, tha Bajram Rexhepi.

Gjate takimit, kryeministri si dhe kryetaret e komunave jane angazhuar edhe per garantimin e nje sigurie me te larte per qytetaret qe duan te kthehen neper shtepite e tyre, ne menyre qe kushtet e sigurise te mos jene percaktuese ne rastet kur njerezit duan te kthehen dhe te jetojne ne pronat e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›