E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderet

Nga Ibrahim Rexhepi

A ka Kosova miliardere? Si u krijuan ata ne nje vend, i cili dhjete vjet me pare ishte i djegur dhe i shkrumbuar nga lufta?

Per miliardere, mund te jete veshtire te thuhet kush jane ata dhe sa jane. Milionere ka plot. Por, si u pasuruan ? Ketu fillon enigma. Apo ketu duhet respektuar nje rregull se “milionerin kurre mos e pyet se si e ka bere njemilioneshin e pare”.

Gjate zhvillimeve te pasluftes kane ndodhur perplot ndryshime. Njesoj sikurse edhe lista firmave private,prapa te cilave qendrojne njerez te fuqishem. Ne fillim per nga kapitali, e pak me vone ata siguruan edhe influence politike. Mirepo, nje liste e tatimpaguesve me te medhenj, e bere publike nga Administrata Tatimore e Kosoves, te le gojehapur. Aty pothuajse jane vetem ndermarrjet tregtare, posacerisht ato qe bejne qarkullim me karburante, por nuk gjendet asnje prodhues. Ndonese nuk duhet besuar apriori se pronaret e ketyre ndermarrjeve mund te jene edhe njerezit me te pasur ne Kosoves, por eshte nje fakt se prodhimi nuk te sjell shume para.

Pa marre parasysh dilemat qe krijon lista e ATK-se, megjithate ajo tregon se keta njerez kane shume para ne qarkullim, se jetojne nga ndryshimi ne cmim dhe nuk mund te mohohet apriori se ata nuk kane fitime. Pa marre parasysh fjalet se ata jane vetem emra formal, ndersa Zoti e din se i kujt eshte biznesi dhe kapitali. Kete dileme nuk mund ta zbertheje as Agjencioni per Regjistrimin e Bizneseve, meqenese aty letrat jane te pastra. Me emer e mbiemer dihet secili pronar, e a qendron dikush ne prapavije – mbetet zone e erresuar.

Ne mesin e tatimpaguesve te medhenj ka kompani qe nuk kane pothuajse asnje cent vlere te pasurise se patundshme. Apo kane vetem disa zyra. Kjo nuk eshte e jashtezakonshme per tregtine, apo per bizneset qe veprimtari baze kane ndermjetesimin. Kjo pune mund te behet vetem me nje celular. Por, duke pasur parasysh disa standarde boterore, vetem vellimi i qarkullimit i mallrave nuk identifikon pasurine personale qe mund ta kete pronari i atij biznesi.

Tregues me real eshte vlera e pasurise se patundshme dhe e kursimeve qe ka. Kjo shifer eshte veshtire te gjendet. Madje as ne ATK, e cila mban sekret emrat e atyre qe paguajne me shume tatime nga fitimet personale. Ajo mund te merret si baze per te hartuar listen e milionereve, apo edhe te miliardereve qe ka Kosova.

Eshte nje fakt tjeter shume indikativ. Gati 60 per qind te shumes se para qe rrine si depozita bankare i mbajne dhjete per qind e pronareve te kontove. Pa llogaritur ndermarrjet publike dhe agjencionet e tjera qeveritare. Se kjo eshte e vertete deshmon edhe rasti i Bankes Kredituese te Prishtines, e cila ende eshte ne procesin e falimentimit. Kur arriti qe te ktheje depozitat deri ne pese mije euro, ajo mbuloj mbi 80 per qind te numrit te depozituesve. Numerikisht, tash ajo ka pakon te hapura (te pambuluara), por jane disa depozitues te medhenj, si PTK-ja, apo ndonje kompani sigurimi, te cilet do ta presin fundin e procesit ne te cilin eshte kjo banke.

Kjo tregon se ne Kosove ka njerez te pasur, por numri i tyre nuk eshte aq i madh. Ata kane ne dore pjesen me te madhe te kapitalit financiar. Kete e ka identifikuar procesi i privatizimit te ndermarrjeve shoqerore. Aty si bleres te fuqishem jane paraqitur edhe disa individe deri dje anonim, por kane shfrytezuar momentin qe te pasurohen. Se a kane siguruar parate nga kursimet e vellezerve dhe kusherinjve qe jane ne emigracion, kane marre hua nga bizneset jashte Kosoves, apo kane hyre ne borxhe ne banka, kjo eshte pak e rendesishme. Ata kane pasur guxim te hyjne ne keto obligime dhe me pak para te blejne nje pasuri, e cila llogaritur me vleren e tregut, eshte shume me e madhe se qe e ka shitur Agjencioni Kosovar i Privatizimit.

Ne mesin e te pasurve eshte edhe nje kategori e vecante e tregtareve. Ata qe “shesin” tenderet. Ndoshta eshte pak befasuese, por eshte fakt i pamohueshem se disa biznese, apo individe kane bere para duke u lidhur me institucionet qeveritare. Ndonese ka shumecka te dyshimte, mirepo ne kete teren nuk guxon t’i fuse gishtat hetuesia. Kur dihet se vjet nga buxheti i Kosoves kane dale rreth nje miliarde euro,pastaj cmimet per kontraktimin e puneve dhe te sherbimeve shpesh nuk perputhen me ato qe jane aktuale ne treg, deshmon se ketu ka mundesi “te rrjedhin parate”. Kete e kane deshmuar edhe raportet e Auditorit te Pergjithshem, apo ato te Agjencionit Anti-Korrupcion. Nderkaq, qytetaret kahere po e verejne se posti te sjell pasuri, madje shume me shpejt se qe mund te sigurohen permes nje biznesi prodhues, apo sherbyes. Se a jane para te fituara me djerse, apo te pista, kete mund ta qartesojne institucionet qe merren me vjeljen e tatimeve. Te beje transparente sa tatim paguajne secili individ. Pa marre parasysh se a eshte fjala per individe nga politika, biznesi, shendetesia, arsimi...

Se ajo mund te qartesoj shumecka ne zhvillimet shoqerore po vecojme rastin e Britanise se Madhe. Per shkak te krizes, “klubi i miliardereve” nga 75 veta ka rene ne 43. Te gjithe se bashku kane humbur 155 miliarde funta. Kjo shifer eshte gjetur duke llogaritur tere pasurine e tyre, te luajtshme, apo te paluajtshme, si edhe shumen e tatimeve qe paguajne.

Mekanizma te ketille duhet te krijohen edhe ne Kosove. Nga kjo nuk ka nevoje te shqetesohet askush, pasi qe nuk eshte e pamoralshme te jesh i pasur, por eshte krim nese kjo pasur behet ne menyre te piste dhe te pandershme.

Perspektiva te erreta per ekonomine - vleresimi per pranveren i qeverise gjermane

Recesioni dhe hopi koniunkturor jane pjese e ekonomise se tregut. Por me keq se kete vit ekonomia boterore, si rrjedhoje edhe ajo gjermane, nuk jane prekur qysh prej krizes se ekonomise boterore para 80 vjetesh


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›