Kroati ishte ne Tirane, por ka nje oferte paralele ne Maqedoni
Branko Ivanovic ka refuzuar pas bisedimeve, te dites se marte, stolin e kombetares shqiptare dhe oferten e majme te FSHF-se, prej 300 mije dollaresh. Kandidati me i mundshem, qe ishte piketuar nga FSHF, per te marre drejtimin e kuqezinjve, deri ne fund te eliminatoreve te “Euro 2012”, ka vizuar kryeqytetin tone per te arritur nje marreveshje konkrete dhe ne fund nuk ka pranuar qe te marre drejtimin e kombetare sone. Lajmin se Branko Ivanovic nuk ka pranuar oferten e drejtuesve te Federates Shqiptare te Futbollit e ben te ditur nje media kroate, sipas te ciles, pas bisedimeve, Ivanovic refuzoi shumen prej 300 mije dollaresh qe do te perfitonte ne kete rast. Klauzolat qe ishin parashikuar, per arritjen e objektivave dhe kushti qe trajneri i ardhshem duhet te qendroje ne Shqiperi e kane lekundur disi Ivanovicin per te pranuar oferten e kombetares shqiptare. Gjithashtu, ai ne te njejten kohe ka qene ne bisedime edhe me Federaten Maqedonase te Futbollit, per te drejtuar me tej kombetaren e vendit fqinj. Sipas kroateve, Shqiperia dhe Maqedonia jane ne gare, per te bindur trajnerin e njohur kroat, qe te pranoje ofertat respektive dhe sipas tyre, pas bisedimeve te diteve te fundit, Ivanovic shihej me prane stolit te kombetares maqedonase. Por ne baze te bisedimeve te metejshme, FSHF mund te terhiqet ne ndonje prej pikave qe jane diskutuar, per te arritur nje marreveshje me Ivanovic dhe per ta joshur qe te pranoje oferten kuqezi. Kroati qe drejtoi me pare kombetaren e Iranit eshte aktualisht ne dileme, pasi para se te vendose per te ardhmen e tij, ka nje oferte nga Maqedonia. Sakaq, si Shqiperia dhe Maqedonia kane ne te njejten kohe, alternativa te tjera, per drejtimin e kombetareve te tyre. Nese emri i ish trajnerit te njohur te Dinamos se Zagrebit nuk konfirmohet ne stolin e Maqedonise, mediat maqedonase, sipas se cilave federata e tyre ka pasur deri tani bisedime konkrete vetem me Ivanovicin, njoftojne se jane piketuar edhe emra te njohur, si Oleg Bllohin, Lotar Mateus dhe Dino Xof. Ne mediat shqiptare kane qarkulluar disa emra te tjere.
Fasonistet, i kerkojne qeverise te subvencionojne sigurimet shoqerore
Fasonistet, i kerkojne qeverise te subvencionojne sigurimet shoqerore