Tërmet i dobët në rajonin e Mitrovicës

Mitrovicë, 22 gusht - Sipas rrjetit të stacioneve sizmike të Serbisë, mëngjesin e sotëm në orën 6 e 15 minuta është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 2.6 ballë të shkallës Rihter në rajonin e Mitrovicës. Intensiteti i tërmetit është vlerësuar në rreth 4 ballë të Merkalit. Tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëmtime në objekte.