E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd s’mund të na marrë titullin

David Silva beson se Manchester United nuk do të mund t’ia rrëmbejë titullin e kampionit Manchester Cityt këtë sezon. City e ka pësuar vetëm një humbje në ligë këtë sezon, duke shënuar plot 50 gola në 16 ndeshje. Mirëpo, United mbetet vetëm dy pikë prapa, përkundër krizës me lëndime dhe formës jo të mirë të shfaqur muajt e fundit.

Tash përfaqësuesi spanjoll insiston se ‘Citizens’ nuk guxojnë të gabojnë më, siç bënë në Stamford Bridge javën e kaluar, kur u mposhtën duke ia dhënë mundësinë ‘Djajve të Kuq’ të afrohen në vetëm dy pikë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Manchester United po na ndjek tërë kohës, por ne duhet të fokusohemi në vetveten. Mund të thoni se United ka zhgënjyer, por ata janë afër nesh. E dimë se ata po shkojnë prapa nesh, kështu që duhet të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje. Duhet të luajmë në të njëjtin nivel, siç kemi bërë. Ta ruajmë distancën do të thotë se duhet t’i fitojmë ndeshjet tona”, theksoi ish futbollisti i Valencias.

Silva e ka lavdëruar trajnerin Roberto Mancini, për të cilin thotë se po bën punë të mirë. Spanjolli kërkon nga shokët e skuadrës që ta vazhdojnë rrugën e nisur, gjë që do të bënte që Man Utd të mbetej prapa dhe të mos ua rrëmbente titullin, siç bëri sezonin e kaluar me Chelsean.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›