E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Opozita firmosi te dyzetat e Rilindjes

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot ne mbremje nje takim me strukturat e Partise Demokratike ne rrethin e Tiranes, ku u analizua puna e bere gjate kesaj periudhe.

Duke i cilesuar zhvillimet si teper pozitive, z. Berisha u shpreh se Aleanca per Punesim, Mireqenie dhe Integrim eshte aleanca me e gjere qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e vendit, ndersa theksoi se “krahu tjeter firmosi sot te dyzetat e Rilindjes”.

Kryeministri kerkoi nga opozita kthimin, sa me shpejte, te anetareve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. “Dua te garantoj shqiptaret, - tha z. Berisha, - se keto zgjedhje do te jene zgjedhje te standardeve me te larta nderkombetare”.

Kryeministri u shpreh, gjithashtu, se “mbetemi te vendosur per fushaten elektorale me te mire, me intensive, me te qyteteruar qe kemi zhvilluar ndonjehere”. Ne kete kuader z.Berisha beri nje thirrje te perseritur: “Ftojme OSBE/ODIHR-in te sjelle numrin me te madh te vezhguesve dhe te faktojme perpara botes sesa absurd, sa qesharake jane ata individe qe kerkojne t’i demonizojne zgjedhjet shqiptareve, te cilet kane tashme te konsoliduar kulturen demokratike te votes, te votimit, te respektit per mendimin ndryshe, te respektit voten ndryshe”.

Me tej, Kryeministri tha se “spektri yne kurre ndonjehere nuk ka qene me i plote. Ndaj shkojme te sigurt drejt nje rezultati te shkelqyer, shkojme te sigurt drejt nje perspektive te pakrahasueshme me asnje tjeter ne kater vitet qe vijne”.

Duke u ndalur ne kete argument, Kryeministri Berisha u shpreh: “Zhvillimet jane shume pozitive. Se pari, u krijua aleanca me e gjere qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e ketij vendi, aleance kjo me 24 parti politike, te cilat kane marre pjese ne zgjedhjet e 2005 dhe pritet te regjistrohet edhe nje tjeter parti sot, dhe behen 25 parti”, duke iu referuar perfshirjes edhe te partise Balli Kombetar Demokrat. “Kjo aleance, - vijoi z.Berisha, - e bazuar ne vlera programore, perfshin ne total te gjitha partite e qendres, te qendres se djathte dhe te se djathtes”. Ketu ai shtoi: “Kane mbetur vetem ato qe jane ne ere. Atyre nuk kemi cfare tu bejme, ndersa te tjeret jane bashkuar si kurre ndonjehere”.

Per z.Berisha, “krahu tjeter firmosi sot te dyzetat e Rilindjes” dhe theksoi: “E fundit qe u regjistrua tek te dyzetat ishte partia e Gaz Demit. Kishte mbetur edhe Gazi pa u regjistruar dhe u regjistrua edhe ai”. Berisha shtoi se koalicioni opozitar, “qesharak dhe fantazmagorik, sic nisi politiken, ashtu do te dale prej saj” dhe thumboi serish: “Ka rreshtuar dyzet emra, njelloj si per te respektuar traditen e te dyzetave”.

Duke u ndalur ne largimin e anetareve te propozuar nga opozita ne KQZ, z.Berisha tha: ‘Pasi braktisi, ne traditen e tij te bojkotit dhe te bllokimit, Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga te kater anet gjeti vetem nje mesazh zyrtar nga qeveri dhe institucione nderkombetare: ploteso vendet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve”. Ne kete pike Berisha konsideroi se Rama, “kurre nuk mund te rrije dy muaj pa i shkaktuar nje humbje vetes se tij” dhe e shtjelloi kete bindje: “Po te studioni ecurine e tij, trajektoren e tij, ai ka per borxh te krijoje dhe te nise cdo dy muaj beteja qe jane te humbura qe ne fillim per te”. Ne vazhdim te ketij argumenti, z.Berisha iu drejtua me nje keshille z.Rama: “Ndaj dhe i them: Kthe sa me shpejt anetaret ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, se nuk do te kete as edhe nje germe ndryshim ne Kodin Zgjedhor dhe perberjen e institucioneve”.

Berisha denoi edhe ate qe e quajti loje qe tha se z.Rama beri me perfaqesuesin e partise se minoriteteve: “Ajo qe i ndodhi Jani Janit, as ne romane nuk lexohet. E ngrine, e shkrine, e perzune dhe sot doli KQZ-ja, ne kundershtim me respektin qe duhet te tregohet per pakicat, ia zuri te gjitha vendet partise se Janit. Pra viktima e pamerituar e ketyre zgjedhjeve eshte i ndjeri politik Jani Jani. Ne ate kamp ndodh cdo gje. Megjithate, ato jane ceshtje te tyre. Ne nuk duhet t’u nderhyme dhe nuk do t’i nderhyme”, - tha kryeministri.

Fushata

Keto jane zhvillimet kryesore politike. Ne mbetemi te vendosur per fushaten elektorale me te mire, me intensive, me te qyteteruar qe kemi zhvilluar ndonjehere. Ne po perpunojme programin, po bashkerendojme te gjitha veprimet me aleatet tane. Spektri yne kurre ndonjehere nuk ka qene me i plote. Ndaj shkojme te sigurt drejt nje rezultati te shkelqyer, drejt nje perspektive te pakrahasueshme me asnje tjeter ne kater vitet qe vijne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›