E Diel, 1 Nëntor 2026

Specializantet e mjekesise, 60% te pikeve i ka testi Eljona Ballhysa

Ndryshojne kriteret per perzgjedhjen e specializanteve ne fakultetin e Mjekesise. Zevendes dekani i ketij fakulteti, Xheladin Dracini ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” ben te ditur se ndryshe nga vitet e tjera kete vit per perzgjedhjen e specializanteve do te kete shume rendesi rezultati qe ata do te marrin ne provimin me shkrim qe do te japin. Ai ben te ditur se pesha e testit me shkrim per njohurite e marra gjate pese viteve te shkolles se larte do te jete 60%, me pas ne vendin e dyte per sa i perket rendesise eshte mesatarja e larte qe duhet te kete aplikanti dhe ne vend te trete do te jete intervista qe kandidati do te jape perpara komisionit perzgjedhes. Dracini ben te ditur se ishin vete studentet ata qe kane kerkuar ndryshimin e ketyre kritereve duke i dhene me shume rendesi testit te tyre me shkrim. Sipas Dracinit, kjo menyre e re perzgjedhjeje ben te mundur qe personat me te kualifikuar dhe me rezultatet me te larta te shkojne ne ato profile te mjekesise qe jane me te preferuarat, dhe te mos ndodhin abuzime, sic mund te kene ndodhur me pare, kur ne deget me te preferuarat kane shkuar aplikante me 300 pike, ndersa te tjeret qe kane kapur 1 mije pike kane marre dege me pak te preferuara.

Zoti Dracini, cilat do te jene kriteret per perzgjedhjen e specializanteve te rinj ne fakultetin e mjekesise?

Ne hartimin e ketyre kritereve ne kemi marre parasysh ne radhe te pare mendimet e grupeve te interesit, pra kemi marre mendimin e vete mjekeve te cilet jane te interesuar per kete proces. Ky eshte procesi me i rendesishem, ndoshta qe i lidh ata me perfundimin e ciklit te plote te studimeve te karakterit post universitar. Pra, specializimi, ne nje fare menyre, nenkupton perfundimin e zhvillimit profesional te nje mjeku. Sigurisht qe zhvillimi vazhdon dhe me tej nepermjet gradave dhe titujve, por profesionalisht mjeku arrin formimin e vet te plote nepermjet specializimit. Ka nje interes shume te madh nga ana e mjekeve, te cilet kane kerkuar qe ne kete perzgjedhje qe ne bejme, peshe te madhe ne perzgjedhjen e tyre te kete provimi me shkrim, pra testi, ose konkursi sic mund te quhet ndryshe. Ata vete kane kerkuar qe provimi me shkrim te kete nje peshe te rendesishme, me shume se 50%. Pra ka qene rreth 30% pesha e testit ne vleresim, ndersa tani objektivi yne eshte ta cojme ne 60%.

Cila do te jete permbajtja e testit, pra cfare pyetjesh do te kete ai?

Testi do te realizohet me shkrim, do te jete unik, do te perfshije te dhenat e plota te lidhura me kirurgjine, me semundjen e brendshme, me pediatrine, me obstetri-gjinekologjine, dhe mbi bazen e kesaj liste merite do te zhvillohet edhe intervistat prane departamenteve dhe sherbimeve te vecanta, te cilet natyrisht lidhen me perzgjedhjen e kandidatit. Sepse kandidati do te beje nje perzgjedhje te caktuar te profilit, por ai futet ne nje proces perzgjedhes qe ne radhe te pare do te vleresoje meriten.

Po mesatarja e studentit, gjate viteve te studimit, cfare peshe do te kete ne perzgjedhjen e profileve te specializimit?

Mesatarja sigurisht qe ze nje vend te rendesishem, por gjithsesi nuk mbetemi vetem skllever te mesatares, ne nje fare menyre. Ne kemi menduar se duke i dhene me shume peshe testit, pra vleresimit te dijeve te momentit te kandidatit, duke e bashkerenduar ate shume mire me nje perqindje te rendesishme, por jo determinante te mesatares, dhe natyrisht me vleresimin nga ana e sherbimeve ku ai deshiron te shkoje, ne formen e intervistes, pra vleresimi nga vete profesoret e nderuar qe jane te lidhur me sherbimet, mendojme se kjo do te jete menyra me e mire per perzgjedhjen e kandidateve me cilesore. Edhe per te mos krijuar situata paradoksale, si per shembull, qe ne nje specialitet qe eshte shume i kerkuar te mbeten jashte kandidatet me me shume pike. Pasi ka ndodhur qe kane mbetur jashte specializante me 800 pike, nderkohe qe ne nje departament tjeter, ku kerkesat kane qene shume te pakta eshte fituar vendi me 300-400 pike. Ne nje fare menyre per te shmangur pikerisht kete qe studentet apo kandidatet shume te mire, te cilet, per faktin, qe nje specialitet i caktuar, ne nje moment te caktuar kerkohet me shume se te tjeret, nuk mund te perfitojne dot. Pra ata, te pakten te kene mundesine e nje perzgjedhje te dyte.

Konkretisht si do te behet perzgjedhja dhe ndarja e profileve? Jane studentet qe kerkojne profilet dhe me pas si ndahen ato ne baze te pikeve?

Personi qe ka 1 mije pike dhe qe eshte numri maksimal i pikeve, nese ka kerkuar kardiologjine dhe kardiologjia ka 5 kuota, atehere ai merr kuoten e pare te kardiologjise. Nese nuk ka piket per te kapur kerkesen e pare, ai ka te drejte te vazhdoje per alternativen e dyte, per te cilen ai ka bere kerkese. Pasi kandidati ka te drejte te percaktoje dy profile ne kerkesen qe ben, nje profil te pare dhe nje te dyte. Pra nese nuk zgjidhet per kerkesen e pare, ai fiton te dyten, brenda departamentit, te cilen ai e ka shenuar ne kerkesen e aplikimit

Si ka ndryshuar kerkesa e studenteve per profilet e mjekesise. Cilat profile jane me te kerkuarat aktualisht?

Kjo eshte veshtire te percaktohet, pasi ndryshon. Per shembull para disa vjetesh ka qene kirurgjia e preferuar, por trendi ka ndryshuar dhe tani kerkohen me shume semundjet e brendshme. Ajo varet nga kerkesa e kandidati. Kandidati ne momentin qe aplikon, percakton nje drejtim dhe nje departament te caktuar, pra ai nuk mundet te aplikoje ne shume departamente njekohesisht, pasi kjo do te krijonte nje proces qe do te ishte krejtesisht i pakontrollueshem, por ama ne momentin qe aplikon ne nje departament ne kemi menduar qe ai te kete edhe mundesine te nje zgjedhjeje te dyte, sic e thashe me pare. Per shembull nese ka aplikuar dhe ka zgjedhur kirurgjine dhe drejtimi i tij kryesor eshte kirurgjia e pergjithshme, alternativa e dyte e tij mund te jete per shembull onkologjia. Pra, nese ai nuk do te mundet te hyje tek kirurgjia, gjithsesi nese ngelen kuota te lira do te futet tek onkologjia. Dhe sigurisht ai qe ka piket me te larta ka mundesine e zgjedhjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›