Lokalet ndotës potencial të mjedisit, plehrat hidhen në troturare (FOTO)
Tiranë- Në fokus të ndotjes së vendit përmes imazheve të fotografisë sjellim sot situatën pranë derës së Universitetit të Artëve në kryeqytet.
Në hyrjen dytësore të këtij universiteti shumë pranë portës hyrëse situata e ndotjes është si në këto imazhe.
Mbeturinat, kryesisht shishe plastike që mendohet se janë lënë aty nga lokalet, jo vetëm zinin trotuarin por ndotnin në mënyrë të papërgjeshme hapësirën publike.
Siç shihet edhe nga pamjet kazanët janë bosh, por lokalet kanë vendosur që mbeturinat ti lënë në tokë në vend që ti hedhin brenda tyre.
Gazeta IDEA do të vijojë çdo ditë të denoncojë ndotjen në vendin tonë, ndaj fton lexuesin e saj të dërgojë imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com.
Shishe plastike në trotuar
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 2