“Do të përkrahim nismën e Shqipërinë për marrjen statusit të vendit kandidat”

Kancelarja Angela Merkel konfirmon sësish qendrimin e Gjermanisë
Berlini zyrtar nuk do të kursejë mbështetjen ndaj angazhimit të qeverisë shqiptare, për ta afruar vendin drejt sfidave të integrimit në Bashkimin Evropian. Këtë garanci ka dhënë Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp. Merkel sqaroi edhe njëherë se Gjermania nuk do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Kancelarja gjermane, bën me dije se qeveria që ajo drejton do të japë kontribut të veçantë në rrugën e Shqipërisë, për t’u afruar me Unionin.
Merkel u pyet nga mediat mbi qëndrimin e Berlinit ndaj angazhimit të Tiranës zyrtare. Ajo theksoi se do të shqyrtojë Progres-Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe menjëherë më pas, do të shprehet për kërkesën e statusit kandidat. “Do t’i kthehemi kësaj çështje në dhjetor, jam e informuar mirë, por që, qeveria gjermane do të shohë më parë raportin e komisionit për të parë gjendjen e Shqipërisë dhe më pas do t’i drejtohet parlamentit”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.
Vetëm dy ditë më parë, Merkel i konfirmoi kryeministrit Berisha, gjatë takimit në Bruksel se, qëndrimi i Gjermanisë nuk është politik, por lidhet me çështje teknike që kanë të bëjnë me situatën e brendshme politike, pas zgjedhjeve të përgjithshme për zgjedhjen e Bundestagut dhe të qeverisë së re.
Kancelarja Angela Merkel e siguroi kryeministrin Sali Berisha se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen më të shpejtë të mundshme të problemit teknik lidhur me konstituimin e Parlamentit gjerman. Sipas saj, pas kapërcimit të këtij momenti, Shqipëria do të jetë më pranë marrjes së përgjigjes nga BE, për kërkesën e statusit kandidat.
Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, pritet të vendosë në unanimitet në mbledhjen e ardhshme, për pranimin e aplikimin e Shqipërisë në statusin kandidat dhe më pas çështja do t’i kalojë Komisionit Evropian, për të bërë vlerësimin e përgjithshëm.
Gjithashtu, gjatë koherencës për shtyp kancelarja gjermane, Merkel, nuk dha një datë të saktë se kur, Komisioni Evropian, do ta marrë në shqyrtim çështjen, apo edhe se, kur mund të japë një vlerësim të përgjithshëm të opinionit në Shqipëri.