Sekuestrohen rreth 200 kg drogë në Lazarat

Rreth 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në fshatin Lazarat, nga Policia e Sektorit të Krimeve në bashkëpunim me Policinë e Gjirokastrës. Nga operacioni i ndërmarrë në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm nuk është arrestuar asnjë pronar apo korrier i lëndës narkotike. Poseduesit e lëndës mësohet se janë larguar menjëherë pasi kanë diktuar policinë në vendin ku kishin caktuar takimin. Burime të policisë bëjnë të ditur se janë zbuluar edhe tre nga emrat e personave që do të kryenin shkëmbimin, por ata nuk bëhen të ditur për arsye hetimi. Marijuana ishte e paketuar në çanta të mëdha, dhe konsiderohet si një ndër sasitë më të mëdha të drogës të kapura kohët e fundit në Lazarat.
...