E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportuesit e Këshillit të Evropës, në vizitën e tyre të radhës në Tiranë, nga datat 3 - 5 nëntor

Tirana do të vizitohet nga data 3-5 nëntor nga dy bashkëraportuesit e Shqipërisë në Komisionin e Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Jako Laakso dhe David Uillshir. Sipas një njoftimit të KE-së, bashkëraportuesit do të vijnë me një tjetër mision faktmbledhës për të parë nga afër respektimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga ana e Shqipërisë, sipas detyrimeve të Këshillit të Evropës. Pas vizitës ata pritet të finalizojnë një raport, i cili do të debatohet në seancën plenare të PACE-s që do të zhvillohet në datat 25-29 janar. Agjenda e takimeve parashikohet të jetë e ngjeshur, pasi janë planifikuar intervista e takime me Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit, ministrin e Punëve të Jashtme, atë të Brendshëm dhe të Drejtësisë, si dhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Në fund të vizitës, ata do të mbajnë diskutime me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, gjatë një vizite që është planifikuar të zhvillohet në një burg


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›