“Do të privatizojmë të gjitha kompanitë shtetërore”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria shqiptare, në mbledhjen e radhës, miratoi vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në kompaninë e telefonisë celulare AMC. “Shteti nuk do të ketë me asnjë aksion të tij në kompanitë strategjike që tashmë kanë kaluar ose pritet të kalojnë në duart e privatëve”, - ka thënë Berisha. Ligji, i cili deri më sot detyronte qeverinë të mos i shiste të gjitha aksionet e kompanive, sipas kryeministrit Berisha, është e një mendësie të vjetër. Për këtë arsye, në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri njoftoi shitjen e aksioneve shtetërore në kompanitë e mëdha, të cilat deri më sot janë 5. Një vendim i tillë, që merret pak muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, pritet të japë efektet e tij në arkën e Qeverisë shqiptare. Berisha tha se Qeveria, në kuadrin e politikave të privatizimit, është e vendosur të heqë dorë, nëpërmjet proceseve ligjore transparente, nga pronësitë e sipërmarrjet që duhet të privatizohen dhe nga ajo çka mbetur nga privatizimi. “Shitja e aksioneve që Qeveria ka në AMC, - u shpreh Kryeministri, - duhet të shoqërohet me shitjen në mënyrë transparente të aksioneve në të gjitha sipërmarrjet ku ne jemi aksionerë”. Ai theksoi se ligji që përcakton në një masë të caktuar detyrimin shtetëror për të qenë aksioner, tashmë është i tejkaluar. “Fryma e këtij ligji u diktua nga përdorimi i mendësisë publike, mendësi e cila tashmë është e tejkaluar. Nuk ka sektor ekonomik në vend, në të cilin sektori privat të jetë më i avancuar. Deri më sot kanë mbetur të tilla pikat, shtyllat e tensionit, aksione dhe puse nafte”. Duke e vlerësuar të suksesshëm procesin e privatizimit, Berisha tha se këtij procesi do t i nënshtrohen edhe aksionet që Qeveria ka në kompani dhe sipërmarrje të ndryshme pas privatizimit të tyre, duke përmbushur në këtë mënyrë zotimin për realizimin e një procesi transparent të privatizimit të sipërmarrjeve publike. “Privatizimet, - u shpreh Kryeministri, - kanë qenë plotësisht të suksesshme dhe kanë tejkaluar parashikimet në suksesin e tyre. Shpresojmë që edhe INSIG-u, për të cilin është hapur tenderi ndërkombëtar dhe kanë treguar interes të veçantë 8 - 12 kompani, do të privatizohet brenda vitit dhe po kështu aksionet e AMC-së, më pas aksionet e Telekomit, të ARMO-s. Qeveria nuk dëshiron të jetë aksionere. Ajo ka mision e detyra të tjera. Në këtë kontekst, ne realizojmë me sukses të plotë një prej premtimeve më madhore në fushën ekonomike, premtimin e privatizimit transparent të sipërmarrjeve publike.”
Aksionet shtetërore në kompani
AMC 12 % të aksioneve
ALBETELEKOM 24 % të aksioneve
ARMO 15 % të aksioneve
OSSH 24 % të aksioneve
INSIG 61% të aksioneve
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008