Kryeministri: “Lejet e ndërtimit, do të heqim gjobat 15% nga duart e abuzuesve”
Autori i Lajmit: red.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u diskutua edhe për objektivin numër një në programin e luftës kundër korrupsionit ku Kryeministri ka thënë se duhet të nxirret nga praktikat më të mira të vendeve të cilat qëndrojnë në krye të renditjes së “Transparent International”. Ai u shpreh se kuadri ligjor i luftës kundër korrupsionit në sektorin privat duhet të plotësohet në përputhje me konventën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit. Duke u ndalur tek lejet e ndërtimit, Berisha tha se do të ketë një afat, zgjatja e të cilit për shkak të burokracisë synon parapërgatitjen e terrenit për ryshfetin. “Për sa i përket lejeve të ndërtimit, nuk do të ketë më 15 % se në mënyrë absolute do të ketë automatikisht të drejtën e ndërtimit, në qoftë se i mohohet në kundërshtim me planin, në qoftë se i zgjatet për shkak të gjobës. Do të ketë një afat. Zgjatjet e afatit janë procesi i vjeljes së gjobës. Prapa çdo zgjatje afati të burokracisë, të paktën në 90 % të rasteve qëndron ai proces që synon parapërgatitjen e terrenit për ryshfetin. Heshtja konsiderohet miratim.” Duke e cilësuar të domosdoshme përqendrimin e qeverisë me të gjithë potencialin e saj në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, Kryeministri u shpreh se nuk duhet që Qeveria të injorojë korrupsionin në sektorin privat, i cili mund të dëmtojë rëndë konkurrencën e lirë dhe qytetarët. “Është shumë normale që Qeveria të përqendrohet në të gjithë potencialin e saj në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, por do të ishte e pafalshme në se Qeveria injoron korrupsionin në sektorin privat, sepse prej tij mund të vuajë konkurrenca që është problemi më madhor. Prej tij mund të viktimizohen qytetarët”. Kreu i mazhorancës kërkoi nga ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë vëmendjen maksimale për të zbuluar shfaqet e kartelizmit, kudo që ato të kenë tendencë për t u krijuar, si pengesë madhore për qytetarët. “Zoti inistër i Financave dhe ministër i Ekonomisë, të cilët duhet të zbulojnë shfaqet e para të kartelit, kudo që të ketë tendencë për t u krijuar, sepse ato u qëndrojnë si saç qytetarëve. Ne kemi vepruar drejt që jemi përqendruar totalisht në sektorin publik dhe sërish do të mbetemi të përqendruar pothuaj totalisht në sektorin publik, por nuk mund të injorohet më tej, nën dritën e zhvillimeve aktuale evropiane dhe botërore, sektori privat. Konventa e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ne e kemi ratifikuar, është një dokument i shkëlqyer, i cili përcakton kuadrin e domosdoshëm ligjor për luftën kundër korrupsionit dhe në sektorin privat.”
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008