Qeveria, zyrë pranë Gjykatës së Strasburgut për t u mbrojtur
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Është bërë publike që ka disa vendime të kësaj gjykate, të cilat kanë dënuar shtetin shqiptar me shuma relativisht të larta, dhe ne mendojmë se kjo ka ardhur edhe si pasojë e një mbrojtjeje jo të mirë që i është bërë nga përfaqësuesit tanë atje, prandaj kërkojmë që ta mbrojë Avokatura e Shtetit e cila ka një nivel më të lartë profesionalizmi”, - tha Halimi
Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të gjitha vendimet dhe aktet ligjore që do të hartojë Qeveria do të bëhen me konsulencën e Avokatit të Shtetit. Ky është një ndër ndryshimet kryesore, i parashikuar në projektligjin e ri “Për Avokaturën e Shtetit”, i cili është diskutuar dje në Komisonin e Ligjeve. Por një tjetër ndryshim i rëndësishëm në këtë ligj është dhe ngritja e një zyre të përhershme pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila do të trajtojë çdo çështje që paraqitet nga shqiptarët kundër shtetit tonë. Duket se humbja e të ardhurave të shumta financiare në këto procese ka bërë që shteti shqiptar të rishikojë mbrojtjen e tij duke krijuar një zyrë të përhershme pranë kësaj gjykate. Por edhe ky draft ka hasur në debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozitarët i shqetëson fakti se kush do të mbrojë individët shqiptarë ndërkohë që shteti do të mbrohet nga avokatët e tij. Një tjetër problem, sipas tyre, është fakti se si do të procedohet në raste kur përplasja është mes dy institucioneve shtetërore.
Debatet
Për deputetin socialist Pandeli Majko përbën shqetësim fakti se kush do t i mbrojë të drejtat e individëve të caktuar në një kohë që shteti do të mbrohet nga avokatët e tij. “Si do të procedohet në këto raste. I bie që taksapaguesi të paguajë paditësin e tij”, - pohoi Majko. Por për Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Eduart Halimi, kjo është një situatë normale ashtu siç ndodh me prokurorin, i cili paguhet me taksat e shqiptarëve, por ndërkohë mbron të drejtën e shtetit. Ndërsa deputeti Besnik Dervishi kërkoi sqarime se cili do të jetë qëndrimi i Avokatit të Shtetit në raste të tilla ku njëri institucion shtetëror kryen shkelje me pasoja financiare dhe ku paditës është një institucion tjetër. Ai mori si shembull rastin e rrugës Durrës-Kukës. Por ky krahasim ka sjellë reagimin e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, i cili ndërhyri duke mos i dhënë mundësi Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, të jepte përgjigje. Reagimi i Derivshit bëri që kreu i komisionit të mbyllte mbledhjen për ta vazhduar një ditë tjetër.
Risitë
Avokati i Përgjithsëm i Shtetit, Eduart Halimi, sqaroi se, sipas ligjit të ri, zyra e përhershme që do të ngrihet pranë Gjykatës së Straburgut do të njihet me çdo dosje që paraqitet nga shqiptarët në Strasburg. “Do të ketë zyrë të përfaqësimit ligjor pranë Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut për sa u përket çështjeve që mbrohen në këtë gjykatë. Do të ketë një avokat shteti që do të jetë përmanent atje dhe do të përfaqësojë të gjitha kërkesat që vijnë nga shteti shqiptar. Avokati do të bashkëpunojë me një skuadër të ngritur pranë avokaturës së përgjithshme në Tiranë për të siguruar mbrojtjen që do të bëhet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, - sqaroi ai. Sipas Halimit, nevoja e këtij ligji të ri ka lindur për shkak të humbjeve që i janë shkaktuar shtetit shqiptar nga disa çëshje të shqyrtuara në Strasburg. “Është bërë publike që ka disa vendime të kësaj gjykate, të cilët kanë dënuar shtetin shqiptar me shuma relativisht të larta dhe ne mendojmë se kjo ka ardhur edhe si pasojë e një mbrojtjeje jo të mirë që i është bërë nga përfaqësuesit tanë atje, prandaj kërkojmë që ta mbrojë Avokatura e Shtetit, e cila ka një nivel më të lartë profesionalizmi”, - tha ai. Halimi tha më tej se ligji i ri parashikon gjithashtu dhe një ristrukturim të plotë të të gjithë strukturës së Avokaturës së Shtetit për të rritur profesionalizmin dhe mirëfunksionimin e tij. Drafti i ri parashikon gjithashtu që Avokatura e Shtetit të japë konsulencën e saj dhe për pushtetin vendor, por gjithmonë funksioni i saj do të jetë këshillues dhe jo detyrues.
Tri nga dosjet shqiptare në Strasburg
Dosja e pronave
Çështja e pronave vazhdon, që nga viti 1991 e deri më sot, të mbetet pa një ligj. Shumë qytetarë prej kohësh rendin nëpër gjykata për të rimarrë pronën që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre. Madje, shumë prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut për të gjetur një zgjidhje. Çështjet që lidhen me pronat po bëhen dita-ditës çështje qendrore në Strasburg. Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka komunikuar disa prej tyre, që do të thotë se i ka kërkuar shtetit shqiptar informacione të hollësishme rreth tyre dhe legjislacionit përkatës shqiptar.
Dosja "Hajdari"
Më 12 shtator të 1998-ës ekzekutohet deputetit i Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Për këtë vrasje, institucioni i akuzës arrestoi pesë persona si autorë, mes të cilëve tre ishin vëllezër. Gjykata gjykoi që Fatmir Meta ishte i pafajshëm. Ndërsa vëllezërit Haxhia nuk patën të njëjtin fat. Izamedin Haxhia u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje, duke iu hequr kështu akuza e vrasjes. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Izeti dhe Ismeti, u dënuan me nga 25 vjet burg. Dënimi më i ashpër u dha për Jaho Mulosmanin, i cili u dënua me "burgim të përjetshëm". Që të tre të pandehurit që u dënuan, depozituan ankesën e tyre prej kohësh në Gjykatën e Strasburgut.
Dosja "Balliu"
Taulant Balliu është dënuar pak vite më parë nga gjykatat shqiptare me "burgim të përjetshëm". Njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit. Është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e 5 personave në qytetin e Elbasanit. Sipas institucionit të akuzës shqiptare këto vrasje kanë ndodhur gjatë trazirave të vitit 1997. E ka çuar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, për dënim pa avokat.
Cila është Gjykata e Strasburgut
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është themeluar në Strasburg të Francës më 1959, me qëllim marrjen në shqyrtim të pretendimeve për shkeljen e konventave evropiane për të drejtat e njeriut të vitit 1950. Prej 1 nëntorit 1998, ajo funksionon si gjykatë e përhershme e përbërë nga një numër gjyqtarësh të barabartë me numrin e shteteve palë të Konventës. Gjykata shqyrton pranueshmërinë dhe themelin e ankesave të paraqitura para saj. Ajo është organizuar në dhoma prej 7 gjyqtarësh ose, në raste të jashtëzakonshme, në një dhomë të madhe të përbërë nga 17 gjyqtarë. Në këtë gjykatë, Shqipëria përfaqësohej qysh prej vitit 1998, nga juristi i mirënjohur Kristaq Traja.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008