“Dadot” do të paguajnë sigurime shoqërore
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Politikat fiskale të Qeverisë, në emër të barazisë para ligjit, tani do të prekin edhe buxhetin e një familjeje për mirërritjen e fëmijëve. Kryeministri Berisha në mbledhjen e Qeverisë kërkoi nga Ministria e Financave hartimin sa më parë të ligjit, i cili do të detyrojë kryefamiljarin t i paguajë sigurimet shoqërore personit të punësuar si dado , profesion për të cilin me jo pak ironi Kryeministri pranoi se vërehet më shumë te borgjezia e re. Kryeministri tha se mbajtja e tyre, nga familje apo persona, pa paguar sigurimet shoqërore, konsiderohet punë në të zezë dhe është formë skllavërie. Berisha u shpreh se Qeveria nuk i ka diktuar dhe nuk do t i diktojë marrëdhëniet kontraktuale sektorit privat, i cili është i lirë t i zhvillojë ato, por gjithmonë në mënyrë transparente. “Nuk ka formë më çnjerëzore se mbajtja e punëtorëve në të zi. Është skllavëri. Zoti ministër i Financave, me shpejtësi duhet të bëhen ndryshimet ligjore ku të përfshihet deklarimi i dadove dhe kujdestarëve të fëmijëve. Ata duhet të jenë të regjistruar. Ai që mban një punonjës në shtëpi për t u kujdesur për fëmijën apo shtëpinë, duhet të paguajë për të sigurimet shoqërore. Natyrisht, duhet të bëhet diferencimi, por e rëndësishme është që t i nxjerrim nga skllavëria. Ndaj dhe të parashikohen të gjitha. Familja apo personi që ka mundësinë të marrë një punonjëse, nuk mund të mos ketë mundësi të paguajë sigurimin shoqëror të këtyre punonjësve part-time. Le t i kategorizojnë fillimisht në këtë grup dhe le t i nxjerrin në dritë. Problemi kryesor mbetet sektori publik, por sektori privat operohet nëpërmjet risqeve, nëpërmjet transparencës, pasi ne nuk i diktojmë marrëdhëniet kontratuale sektorit privat. Ai është i lirë t i zhvillojë ato, por jo pa transparencë.”
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008