E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do te rrisim pagat e pensionet, kemi rritje ekonomike" ta Rapushi

Roze

Qeveria do te rrise pagat e pensionet edhe kete vit. Kryeministri Sali Berisha, duke vleresuar dje ecurine ekonomike ne vend, theksoi se me nje rritem te tille, do te mundesohet qe edhe kete vit, te realizohet rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe rritja e ndihmes ekonomike. "Kjo do te thote se qeveria duke respektuar plotesisht te gjithe treguesit e parashikuar makroekonomik do te jete ne gjendje t'i pergjigjet pike per pike rritjes se pensioneve, rritjes se ndihmes ekonomike dhe rritjes se rrogave te administrates. Mendoj se ky eshte nje lajm i gezueshem per 810 mije familje shqiptare, ne buxhetin e te cilave rrogat apo pensionet kane kontributin kryesor familjar", u shpreh dje kryeministri gjate mbledhjes se grupit parlamentar demokrat. Sipas tij, edhe keto muaj te pare te vitit, tre mujori mbyllet me rezultate konkrete ekonomike ne prodhim dhe te ardhura me mire se cdo tremujor tjeter ne historine e vendit. Kryeministri theksoi se ne kete tremujor, eksportet kane nje rritje totale prej mbi 68 per qind, nder te cilat rritja e eksporteve "Made in Albania" perben pjesen e luanit. Ne kete kuader, Berisha permendi edhe vendimin me te fundit qe mori qeveria dhe qe shume shpejt do te vij ne Parlament, per te hequr tarifen per mallrat e importuara nga sipermarrjet fasone dhe rieksportin e tyre si prodhime me pas, eshte nje mase qe do te fuqizoje dhe do te ndihmoje shume shnderrimin e ketyre ndermarrjeve ne ndermarrje prodhuese e eksportuese teresisht shqiptare. Nje vendim ky qe sipas tij, do te ndikoje fuqishem ne krijimin e dhjetera e mijera vendeve te reja pune, si dhe perben nje ftese e inkurajim te madh per investitoret e kesaj industrie nga mbare bota qe te vijne dhe te investojne ne Shqiperi. "Une do e vleresoja te nje rendesie shume te vecante performancen e te ardhurave, e cila krahasuar me te njejtin tremujor te vitit te kaluar eshte shume e mbare. Kjo ndodh ne Shqiperi, si nje nga vendet me te pakta ne Evrope dhe ne bote, pasi sic jeni ne dijeni ne vende te tjera vazhdon masivisht ulja e rrogave e pensioneve", u shpreh kreu i qeverise. Ai permendi faktin se ne shume vende te Evropes, jo vetem qe eshte nderprere rritja e rrogave dhe pensioneve, por ato po ulen. "Performanca ekonomike nuk garanton vetem rrogat dhe pensionet, te cilat une i garantoj te parat, por garanton permbushjen e te gjitha projekteve te medha e te vogla, te shpallura per kete vit", u shpreh ai. Ne mbledhjen e djeshme te grupit demokrat, morrin pjese edhe tre deputetet e rinj, Aurel Bylykbashi, Kosta Barka dhe Ndricim Babasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›