E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Topi: 8 maji, konsiderojeni dite feste Rozeta Rapushi

Zgjedhjet lokale te konsiderohen si nje dite feste, jo nje dite perplasjeje ku partite politike apo militantet demonstrojne nje fjalor qe nuk i shkon per shtat atyre. Keshtu u mundua te qetesoje disi tonet e ashpra qe kane nisur mes kandidateve ende pa u celur zyrtarisht fushata elektorale, Presidenti Bamir Topi. Pak dite para celjes se fushates, kreu i shtetit tha se ne keto kohe, ne duhet te dime te sillemi ne menyre te qyteteruar, duke filluar nga politika dhe te gjithe simpatizantet e saj. Sipas tij, 8 maji, eshte nje dite, e cila duhet konsideruar si nje dite feste dhe absolutisht jo si nje dite, ku partite politike apo militantet te demonstrojne nje fjalor, i cili nuk i shkon per shtat atyre. "Jemi nje vend i NATO-s, dhe nuk jemi bere vend i NATO-s pa nje te kaluar te vleresueshme, sepse jemi bere mbi bazen e shume reformave, mbi bazen e mjaft bashkepunimeve te rendesishme, edhe politike, edhe institucionale. Une deshiroj te bej nje apel per te gjithe. Te futemi ne fushaten zyrtare zgjedhore me nje sjellje qytetare, me nje sjellje qe t'i ngjaje politikes se vendeve evropiane, ku ne deshirojme te aderojme", tha dje presidenti Topi. Sipas tij, te gjithe ne keto zgjedhje, duhet te hyjne me alternativa konkrete ku partite politike te marrin ne dore realisht fushaten politike per ta bere ate qytetare, ne sherbim te qytetarit, sepse jane zgjedhje administrative, te cilat duhet te jene zgjedhje ne radhe te pare ne sherbim te qytetarit, per gjera konkrete. Ne kete aspekt, Topi theksoi se duhet te ndajme ne menyre te qarte fizionomine e zgjedhjeve. "Zgjedhjet lokale jane zgjedhje, qe kane patjeter projekte konkrete reale, ndersa zgjedhjet politike te pergjithshme, natyrisht qe kane nje politike me te madhe, nje politike qe shkon ne linja te tjera, por gjithsesi uroj qe kjo fushate te behet e matur, me qytetari dhe uroj qe dita e zgjedhjeve, te jete nje dite ku te marrin pjese shume qytetare te thjeshte ne keto zgjedhje, sepse padyshim do te votojne per pushtetin e tyre", u shpreh ai diten e djeshme. Mesazhi i kreut te shtetit per qetesi, maturi dhe sjellje qytetare, vjen pikerisht keto dite, ku ne prag te celjes se fushates elektorale zyrtare, mes kandidateve politike kane nisur debate dhe perplasje. Ndaj Topi, u kujdes qe te jape mesazhe qetesie, qe sipas tij duhet te karakterizojne te gjithe fushaten elektorale si dhe diten e zgjedhjeve. Prej kohesh Presidenti po ben thirrje per qetesi dhe respektim te rregullave te lojes ne zgjedhje. Nderkohe qe eshte shprehur i gatshem per bashkepunim ne kuader te realizimit te nje procesi zgjedhor, te lire dhe te ndershem sipas standardeve nderkombetare.

Topi: Krenare qe jemi ne NATO

Ne Zall Herr, ku inspektoi nga afer veprimtarine e Batalionit te Forces Speciale Tokesore, Presidenti Bamir Topi, pershendeti 2 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Jemi krenare qe jemi kontribuues per paqen dhe sigurine ne bote. Une jam krenar, si President, si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, me forcen tuaj, me intelektin tuaj dhe profesionalizmin tuaj, keni deshmuar qe jeni jo vetem aleate te kesaj Aleance te madhe, por jeni ne standardet e bashkudhetuesve tuaj ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, ne luften per vendosjen e paqes ne rajone te ndryshme te globit", tha dje kreu i shtetit. Sipas tij, statusi aktual i Shqiperise ne NATO eshte pasoje e reformave te thella politike dhe ushtarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›